Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

Fotografia e kapakut u bë në vitin 1995 nga një teleskop hapësire. Retë e pluhurit të gaztë gjenden në Mjegullnajën e Shqiponjës. Shkencëtarët besojnë se në këto re po formohen yje, prandaj edhe i quajnë «Kolonat e Krijimit».

Kemi të njëjtat mendime me shumë njerëz të respektuar, kur pyesim: Çfarë e shkaktoi universin, planetin tonë dhe jetën në të? Gjithashtu, si lidhet kjo me gjetjen e një domethënieje të kënaqshme në jetë?

Shumë njerëz besojnë në krijimin, pra, që ka një Krijues i cili interesohet për ne. A sugjerojnë kërkimet se kjo gjë është e arsyeshme në epokën tonë shkencore?

Si lidhen me këtë çështje jetësore zbulimet mbi trurin tonë dhe mbi aftësinë tonë për të folur?

Përse shumë njerëz të arsimuar po e studiojnë Biblën dhe a duhet të na interesojë neve dhe njerëzve tanë të dashur ajo që thotë Bibla për një Krijues?

Ky libër i trajton këto çështje. Do të zbuloni se përgjigjet e tij të qarta mund t’ju ndihmojnë t’i shtoni domethënie jetës suaj dhe të vendosni themelin për një të ardhme më të lumtur.