Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Njësitë arkitekturore të universit»

«Njësitë arkitekturore të universit»

Shtesa

«Njësitë arkitekturore të universit»

Kështu i përshkruan një enciklopedi shkencore moderne elementet kimike. Mes elementeve të tokës sonë ka një shumëllojshmëri habitëse: disa prej tyre janë të rralla, të tjera janë me bollëk. Elemente si ari mund të tërheqin syrin njerëzor. Të tjerat janë gaze, të cilat ne as që i shohim, si azoti dhe oksigjeni. Çdo element është i përbërë nga një lloj i veçantë atomi. Mënyra se si atomet janë ndërtuar dhe ndërvarur nga njëri-tjetri tregon efektshmëri dhe një organizim marramendës në një rregull sistematik.

Rreth 300 vjet më parë, vetëm 12 elemente ishin të njohura: antimoni, arseniku, bismuti, karboni, bakri, ari, hekuri, plumbi, merkuri, argjendi, squfuri dhe kallaji. Ndërkohë që u zbuluan të tjera, shkencëtarët vunë re se elementet pasqyronin një organizim të rregullt. Duke qenë se në këtë organizim kishte vende bosh, shkencëtarë si Mendelejevi, Ramsej, Mouzli dhe Bori teorizuan ekzistencën e elementeve të panjohura dhe vetitë e tyre. Ato elemente u zbuluan më vonë pikërisht siç ishin parashikuar. Përse patën mundësi këta shkencëtarë të parashikonin se ekzistonin forma të materies, të cilat ishin të panjohura në atë kohë?

Mirë, pra, elementet ndjekin një rregull natyror numerik, i bazuar në strukturën e atomeve të tyre. Ky është një ligj i provuar. Për këtë arsye librat shkollorë mund të nxjerrin një sistem periodik të elementeve në radhë dhe kolona: hidrogjenin, heliumin e kështu me radhë.

Një enciklopedi (McGraw-Hill Encyclopedia of Science & Technology) vëren: «Janë të pakta sistematizimet në historinë e shkencës që mund të konkurrojnë me sistemin periodik si një zbulim i gjerë i organizimit të botës fizike. . . . Cilatdo elemente të reja të zbulohen në të ardhmen, është e sigurt se ato do të gjejnë një vend në sistemin periodik, duke u përputhur me organizimin e tij dhe duke shfaqur vetitë e duhura familjare.»

Kur elementet rregullohen në radhë e në kolona të sistemit periodik, një marrëdhënie e habitshme shihet mes elementeve të një kolone. Për shembull, në kolonën e fundit ndodhen heliumi (nr. 2), neoni (nr. 10), argoni (nr. 18), kriptoni (nr. 36), ksenoni (nr. 54) dhe radoni (nr. 86). Këto janë gaze që bëhen të ndritshëm kur një shkarkim elektrik kalon përmes tyre dhe përdoren në llambat inkandeshente. Gjithashtu, ato nuk reagojnë me lehtësi me elementet e ndryshme, siç bëjnë disa gaze të tjera.

Po, universi, deri edhe në grimcat e tij atomike, zbulon harmoni dhe organizim mahnitës. Çfarë është përgjegjëse për një organizim, harmoni dhe shumëllojshmëri të tillë mes blloqeve ndërtuese të universit?

[Tabela në faqen 27]

Sistemi periodik i elementeve

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Organizimi dhe harmonia e elementeve në sistemin periodik pasqyron thjesht rastësi apo një projektim inteligjent?

METALE

JOMETALE

GAZE TË PLOGËTA

ELEMENTE TRANZICIONI

ELEMENTE TË TOKAVE TË RRALLA

Lantanidet

Aktinidet

I

II

III

IV

V

VI

VII

VIII

Emri i elementit Simboli Numri atomik

hidrogjen H 1

helium He 2

litium Li 3

berilium Be 4

bor B 5

karbon C 6

azot N 7

oksigjen O 8

fluor F 9

neon Ne 10

natrium Na 11

magnez Mg 12

alumin Al 13

silic Si 14

fosfor P 15

squfur S 16

klor Cl 17

argon Ar 18

kalium K 19

kalcium Ca 20

skandium Sc 21

titan Ti 22

vanad V 23

krom Cr 24

mangan Mn 25

hekur Fe 26

kobalt Co 27

nikel Ni 28

bakër Cu 29

zink Zn 30

galium Ga 31

germanium Ge 32

arsenik As 33

selen Se 34

brom Br 35

kripton Kr 36

rubid Rb 37

stroncium Sr 38

itrium Y 39

zirkonium Zr 40

niob Nb 41

molibden Mo 42

teknec Tc 43

ruten Ru 44

rodium Rh 45

palad Pd 46

argjend Ag 47

kadmium Cd 48

indium In 49

kallaj Sn 50

antimon Sb 51

telur Te 52

jod I 53

ksenon Xe 54

cezium Cs 55

barium Ba 56

lantan La 57

cerium Ce 58

prazeodim Pr 59

neodim Nd 60

promet Pm 61

samarium Sm 62

europ Eu 63

gadolin Gd 64

terbium Tb 65

disproz Dy 66

holmium Ho 67

erbium Er 68

tulium Tm 69

iterb Yb 70

lutec Lu 71

hafnium Hf 72

tantal Ta 73

volfram W 74

renium Re 75

osmium Os 76

irid Ir 77

platin Pt 78

ar Au 79

merkur Hg 80

talium Tl 81

plumb Pb 82

bismut Bi 83

polonium Po 84

astat At 85

radon Rn 86

francium Fr 87

radium Ra 88

aktin Ac 89

torium Th 90

protaktin Pa 91

uranium U 92

neptun Np 93

plutonium Pu 94

americ Am 95

kyrium Cm 96

berkelium Bk 97

kalifornium Cf 98

ajnshtajnium Es 99

fermium Fm 100

mendelejevium Md 101

nobelium No 102

laurencium Lr 103

104

105

106

107

108

109