Themeli i botës së re po vendoset që tani
Pjesa 11
Themeli i botës së re po vendoset që tani
1, 2. Në përmbushje të profecisë biblike, çfarë po ndodh sot para syve tanë?
PO KAQ i mrekullueshëm është edhe fakti se themeli i botës së re të Perëndisë po vendoset që tani, ndërkohë që bota e vjetër e Satanait po degjenerohet. Pikërisht para syve tanë, Perëndia po mbledh njerëz nga të gjitha kombet, duke formuar me ta themelin e një shoqërie të re tokësore, që së shpejti do të zëvendësojë botën e sotme të ndarë. Në Bibël, tek 2. Pjetrit 3:13, kjo shoqëri e re është quajtur «një tokë e re»!
2 Profecia biblike, gjithashtu, thotë: «Në ditët e fundit [koha në të cilën jetojmë] . . . Shumë popuj do të vijnë duke thënë: ‘Ejani të ngjitemi në malin e Zotit [adhurimi i tij i vërtetë], . . . ai do të na mësojë rrugët e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.’»—Isaia 2:2, 3, Dio.
3. (a) Ndërmjet kujt po realizohet profecia e Isaisë? (b) Ç’komenton libri i fundit i Biblës për këtë?
3 Kjo profeci po plotësohet tani tek ata që i nënshtrohen «rrugëve të Perëndisë dhe ecin në shtigjet e tij». Libri i fundit i Biblës e përcakton Zbulesa 7:9, 14, BR; Mateu 24:3.
këtë shoqëri ndërkombëtare njerëzish që e duan paqen si «një turmë e madhe . . . nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët», një vëllazëri e vërtetë ndërkombëtare që i shërben Perëndisë në mënyrë të bashkuar. Bibla gjithashtu, thotë: «Këta janë ata që vijnë nga mjerimi i madh.» Kjo do të thotë se do të mbijetojnë fundin e këtij sistemi të ligë gjërash.—Një vëllazëri e vërtetë ndërkombëtare
4, 5. Përse është e mundur vëllazëria e Dëshmitarëve të Jehovait?
4 Miliona Dëshmitarë të Jehovait me sinqeritet përpiqen që të jetojnë në harmoni me mësimet dhe rrugët e Perëndisë. Shpresa e tyre për një jetë të përhershme bazohet në botën e re të Perëndisë. Duke jetuar çdo ditë sipas ligjeve të Perëndisë, ata i tregojnë atij gatishmërinë e tyre për t’iu nënshtruar mënyrave të tij të sundimit, si tani ashtu edhe në botën e re. Kudo qofshin, pa marrë parasysh kombësinë ose racën e tyre, ata iu binden të njëjtave standarde—atyre të përcaktuara nga Perëndia në Fjalën e tij. Ja përse ata janë një vëllazëri e vërtetë ndërkombëtare, shoqëri e një bote të re të vendosur nga Perëndia.—Isaia 54:13; Mateu 22:37, 38; Gjoni 15:9, 14.
5 Nuk është për meritë të Dëshmitarëve të Jehovait që janë një vëllazëri ndërkombëtare, e vetme e këtij lloji. Ata e dinë se një gjë e tillë është rezultat i veprimit të frymës së fuqishme të Perëndisë tek njerëzit që i nënshtrohen ligjeve të tij. (Veprat 5:29, 32; Galatasve 5:22, 23) Është vepra e Perëndisë. Siç tha Jezui, «gjërat e pamundura për njerëzit janë të mundura për Perëndinë». (Luka 18:27, BR) Kështu, Perëndia që bëri të mundur ekzistencën e një universi të qëndrueshëm, është ai që bën gjithashtu të mundur ekzistencën e një shoqërie të re botërore të qëndrueshme.
6. Përse vëllazëria e Dëshmitarëve të Jehovait mund të quhet një mrekulli moderne?
6 Mënyra në të cilën do të sundojë Perëndia në botën e re, mund të shihet që tani nga ajo që po bën në themelin e botës së re, i cili po vendoset që tani. Edhe ajo që ka bërë me Dëshmitarët e tij, është në një farë mënyre, një mrekulli moderne. Përse? Sepse ai i ka bashkuar Dëshmitarët e Jehovait në një vëllazëri të vërtetë mbarëbotërore, që kurrë nuk mund të thyhet nga interesat nacionale, raciale apo fetare. Edhe pse Dëshmitarët numërohen me miliona dhe jetojnë në mbi 200 vende, janë lidhur me njëri-tjetrin në një lidhje të pathyeshme. Kjo vëllazëri mbarëbotërore, e vetmja në të gjithë historinë, është vërtet një mrekulli moderne—vepër e Perëndisë.—Isaia 43:10, 11, 21; Veprat 10:34, 35; Galatasve 3:28.
Populli i Perëndisë i identifikuar
7. Sipas fjalëve të Jezuit, si do të identifikoheshin nxënësit e tij të vërtetë?
7 Si mund të përcaktohet më mirë se kush janë këta njerëz që Perëndia po përdor si themel për botën e tij të re? Kush i plotëson fjalët e Jezuit, që gjenden tek Gjoni 13:34, 35? Ai deklaroi: «Po ju jap një urdhër të ri, që ta doni njëri-tjetrin; si ju desha unë, edhe ju ta doni njëri-tjetrin. Nga kjo të gjithë do të kuptojnë se jeni dishepujt e mi, nëse do të kini dashuri mes jush.» (BR) Dëshmitarët e Jehovait besojnë në fjalët e Jezuit dhe veprojnë në përputhje me to. Ashtu siç mëson Fjala e Perëndisë, ata «kanë dashuri të dendur për njëri-tjetrin». (1. Pjetrit 4:8, BR) Ata «e veshin [veten] me dashuri, sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi». (Kolosianëve 3:14, BR) Kështu, dashuria vëllazërore është një «hallkë e fortë» që i mban ata të bashkuar në mbarë botën.
8. Si e identifikon më mirë 1. Gjonit 3:10-12 popullin e Perëndisë?
8 Gjithashtu, 1. Gjonit 3:10-12, thotë: «Prej kësaj dallohen të bijtë e Hyut prej të bijve të djallit: kush nuk ushtron drejtësinë dhe kush nuk e do vëllanë, nuk është prej Hyut. Sepse kjo është shpallja që dëgjuat qysh në fillim: që ta duam njëri-tjetrin! Jo, si Kaini që ishte prej Djallit dhe e vrau të vëllanë.» (DSF) Kështu, populli i Perëndisë është një vëllazëri jo e dhunshme ndërkombëtare.
Një karakteristikë tjetër identifikimi
9, 10. (a) Përmes cilës vepër do të identifikoheshin shërbëtorët e Perëndisë në ditët e fundit? (b) Si e kanë plotësuar Dëshmitarët e Jehovait Mateun 24:14?
9 Është edhe një mënyrë tjetër për t’i identifikuar shërbëtorët e Perëndisë. Në profecinë e tij për fundin e botës, Jezui foli për shumë gjëra që do ta karakterizonin këtë periudhë kohore si ditët e fundit. (Shiko Pjesën 9.) Një veçori themelore e kësaj profecie është përmendur në fjalët e tij tek Mateu 24:14: «Ky lajm i mirë i mbretërisë do të predikohet në të gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet; dhe atëherë do të vijë fundi.»—BR.
10 A e kemi parë të plotësohet kjo profeci? Po. Që kur filluan ditët e fundit në vitin 1914, Dëshmitarët e Jehovait e kanë predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë në të gjithë botën, sipas mënyrës së urdhëruar nga Jezui, domethënë në shtëpitë e njerëzve. (Mateu 10:7, 12; Veprat 20:20) Miliona Dëshmitarë i vizitojnë njerëzit në çdo komb për t’u folur atyre për botën e re. Ndoshta në këtë mënyrë ke marrë këtë broshurë, pasi vepra e Dëshmitarëve të Jehovait përfshin shtypjen dhe shpërndarjen e miliarda botimeve që flasin për ardhjen e Mbretërisë së Perëndisë. A njeh ndonjë popull tjetër që predikon Mbretërinë e Perëndisë në të gjithë botën nga shtëpia në shtëpi? Marku 13:10, tregon se para se të vijë fundi, «në fillim» duhet të bëhet kjo vepër predikimi dhe mësimi.
Çështja e dytë e rëndësishme e zgjidhur
11. Ç’gjë tjetër plotësojnë Dëshmitarët e Jehovait, duke iu nënshtruar sundimit të Perëndisë?
11 Duke iu nënshtuar ligjeve dhe parimeve të Perëndisë, Dëshmitarët e Jehovait plotësojnë edhe diçka tjetër. Ata tregojnë se Satanai gënjeu kur pohoi se njerëzit nuk do t’i mbeteshin besnikë Perëndisë në provë, duke iu përgjigjur kështu çështjes së dytë të rëndësishme, që përfshiu integritetin njerëzor. (Jobi 2:1-5) Duke qenë një shoqëri prej miliona njerëzish nga të gjitha kombet, Dëshmitarët si një trup i vetëm tregojnë besnikëri ndaj qeverisë së Perëndisë. Megjithëse janë njerëz të papërsosur, ata mbajnë anën e Perëndisë për çështjen e sovranitetit universal, pa marrë parasysh presionet satanike.
12. Kë imitojnë Dëshmitarët me anë të besimit të tyre?
12 Sot, këta miliona Dëshmitarë të Jehovait ia bashkojnë dëshminë e tyre asaj të Dëshmitarëve të tjerë në kohët e kaluara, që treguan besnikëri ndaj Perëndisë. Për të përmendur vetëm pak, disa prej tyre ishin Abeli, Noeja, Jobi, Abrahami, Sara, Isaku, Jakobi, Debora, Rutha, Davidi dhe Danieli. (Hebrenjve, kapitull 11) Siç thotë Bibla, ata janë «një re e madhe dëshmitarësh besnikë». (Hebrenjve 12:1, BR) Këta dhe të tjerë duke përfshirë edhe dishepujt e Jezuit, mbajtën integritetin e tyre ndaj Perëndisë. Edhe vetë Jezui dha një shembull të madh integriteti të përsosur.
13. Cilat fjalë të Jezuit për Satanain janë vërtetuar?
13 Kjo tregon se ajo që Jezui u tha udhëheqësve fetarë për Satanain është e vërtetë: «Por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; . . . Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.»—Gjoni 8:40, 44, Dio.
Cila është zgjedhja jote?
14. Çfarë po i ndodh tani themelit të botës së re?
14 Themeli i botës së re të vendosur që tani nga Perëndia, në shoqërinë ndërkombëtare të Dëshmitarëve të Jehovait po bëhet gjithnjë e më i fortë. Çdo vit, qindra e mijëra njerëz e përdorin vullnetin e tyre të lirë, të bazuar në njohurinë e saktë për të pranuar sundimin e Perëndisë. Ata bëhen pjesë e shoqërisë së botës së re, mbajnë anën e Perëndisë në lidhje me çështjen e sovranitetit universal dhe tregojnë se Satanai është gënjeshtar.
15. Cilën vepër ndarëse po ndërmerr Jezui në ditët tona?
15 Duke zgjedhur sundimin e Perëndisë, ata e cilësojnë veten se janë vendosur në «dorën e djathtë» të Krishtit, kur ai të ndajë «delet» nga «dhitë». Në profecinë e tij për ditët e fundit, Jezui paratha: «Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.» «Delet» janë njerëzit e përulur që shoqërohen dhe mbështesin vëllezërit e Krishtit, duke iu nënshtruar sundimit të Perëndisë. «Dhitë» janë njerëzit kokëfortë që hedhin poshtë vëllezërit e Krishtit dhe nuk bëjnë asgjë për të përkrahur sundimin e Perëndisë. Me çfarë rezultati? Jezui tha: «Ato [dhitë] do të shkojnë në shkatërrimin e përhershëm, ndërsa të drejtët [delet] në jetën e përhershme.»—Mateu 25:31-46, Dio.
16. Çfarë duhet të bësh për të jetuar në parajsën e ardhshme?
16 Vërtet, Perëndia kujdeset për ne! Shumë shpejt ai do të sigurojë një parajsë të këndshme tokësore. A dëshiron të jetosh në atë parajsë? Nëse po, atëherë trego çmueshmëri për masat e marra nga Jehovai, duke mësuar mbi të dhe duke vepruar sipas asaj që mëson. «Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër. I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të.»—Isaia 55:6, 7, Dio.
17. Përse nuk duhet humbur kohë për të vendosur se kujt do t’i shërbejmë?
17 Nuk duhet humbur kohë. Përfundimi i këtij sistemi të vjetër gjërash është shumë afër. Fjala e Perëndisë, këshillon: «Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.»—1. Gjonit 2:15-17, Dio.
18. Cilët hapa do të të aftësojnë që me besim të shpresosh të jetosh në botën e re e të mrekullueshme të Perëndisë?
18 Populli i Perëndisë që tani po mësohet për jetën e përhershme në botën e re. Ata po fitojnë aftësi frymore dhe të tjera që nevojiten për të formuar një parajsë. Ne të nxisim që të zgjedhësh Perëndinë si sundimtar dhe të mbështetësh veprën jetëshpëtuese që ai po bën sot në të gjithë botën. Studjo Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, mëso të njohësh Perëndinë që me të vërtetë kujdeset për ty dhe që do t’u japë fund vuajtjeve. Në këtë mënyrë edhe ti do të bëhesh pjesë e themelit të botës së re. Atëherë, me besim mund të presësh të fitosh favorin e Perëndisë dhe të jetosh përgjithmonë në atë botë të re të mrekullueshme.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 31]
Dëshmitarët e Jehovait kanë një vëllazëri të vërtetë ndërkombëtare
[Figura në faqen 32]
Themeli i botës së re të Perëndisë po vendoset që tani