Bibla—Plotësisht e harmonishme
Kapitulli 11
Bibla—Plotësisht e harmonishme
Përfytyro një bibliotekë me 66 libra të shkruar në tri gjuhë, përgjatë 1.600 vjetëve, nga rreth 40 njerëz që kanë jetuar në vende të ndryshme. Të gjithë shkrimtarët kanë personalitete, aftësi dhe formime të ndryshme. Megjithatë, kur librat e tyre grumbullohen në një përmbledhje, del se formojnë një libër të madh që zhvillon një temë të vetme nga fillimi në fund. Vështirë ta besosh, apo jo? Megjithatë, Bibla përkon pikërisht me këtë përshkrim.
1. (Përfshi hyrjen.) Si e tregon harmonia e pazakontë e Biblës se ajo është e frymëzuar nga Perëndia?
KUSH e studion me ndershmëri Biblën, befasohet kur sheh që, edhe pse është një përmbledhje me libra të ndryshëm, ajo formon një vepër të lidhur mirë. Themi kështu për dy arsye: së pari, nga fillimi në fund, ajo nxit adhurimin e një Perëndie të vetëm, karakteristikat e të cilit nuk ndryshojnë nga një libër në tjetrin. Së dyti, të gjithë librat e saj zhvillojnë të njëjtën temë. Kjo harmoni që karakterizon tërë Biblën, jep një dëshmi të fuqishme se ajo është vërtet Fjala e Perëndisë.
2, 3. Cila profeci që u tha në Eden, dha arsye për të shpresuar? Në ç’rrethana u tha kjo profeci?
2 Me temën kryesore të Biblës njihemi që në , librit të parë të Biblës. Në ta lexojmë se Adami dhe Eva, prindërit tanë të parë, u krijuan të përsosur dhe u vendosën në Eden, një kopsht parajsor. Atje, Evës iu afrua një gjarpër që vuri në diskutim drejtësinë e ligjeve të Perëndisë dhe me gënjeshtra dinake, e shtyu të mëkatonte. Adami i shkoi pas, kështu edhe ai nuk iu bind Perëndisë. Ku i çoi kjo? Të dy u dëbuan nga Edeni dhe u dënuan me vdekje. Sot ne vuajmë pasojat e atij rebelimi, pasi nga prindërit tanë të parë kemi trashëguar mëkatin dhe vdekjen.— kapitujt e parë të ZanafillësZanafilla 3:1-7, 19, 24; Romakëve 5:12.
3 Megjithatë, në atë kohë të trishtuar, Perëndia tha një profeci që jepte arsye për të shpresuar. Profecia iu tha gjarprit, por në prani të Adamit dhe të Evës, që ata t’ia tregonin fëmijëve të tyre. Perëndia tha: «Unë do të vë armiqësi mes teje dhe gruas, mes farës sate dhe farës së saj. Ai do të të shtypë kokën, dhe ti do ta plagosësh në thembër.»—Zanafilla 3:15; Romakëve 8:20, 21.
4. Cilët elementë u përmendën në profecinë që tha Jehovai në Eden, dhe si do të ndërvepronin gjatë shekujve?
4 Në këtë varg, që përbën temën e Biblës, përmenden katër elementë: gjarpri, fara e tij, gruaja dhe fara e saj. Këta elementë do të luanin një rol kyç në disa ngjarje që do të ndodhnin gjatë mijëra vjetëve të ardhshëm. Mes gruas e farës së saj dhe gjarprit e farës së tij, do të kishte vazhdimisht armiqësi. Pjesë e kësaj armiqësie do të ishte edhe konflikti i vazhdueshëm mes adhurimit të vërtetë dhe adhurimit të rremë, mes drejtësisë dhe ligësisë. Në një moment të caktuar,
gjarpri do ta plagoste farën e gruas në thembër dhe do të dukej sikur po fitonte. Mirëpo fara e gruas do t’i shtypte kokën gjarprit, dhe Perëndia do të shfajësohej kur çdo gjurmë e rebelimit të parë të zhdukej.5. Si e dimë se nuk ishte Eva gruaja për të cilën fliste profecia?
5 Cilët janë gruaja dhe gjarpri? Po fara e tyre? Kur Eva lindi Kainin, djalin e parë, thirri: «Solla në jetë një burrë me ndihmën e Jehovait.» (Zanafilla 4:1) Ndoshta mendonte se ishte ajo gruaja për të cilën fliste profecia dhe se fara ishte djali i saj. Por Kaini ishte i lig, njësoj si gjarpri. Ai u bë vrasës kur i mori jetën Abelit, vëllait më të vogël. (Zanafilla 4:8) Duket qartë se profecia kishte një domethënie simbolike më të thellë, që vetëm Perëndia mund ta shpjegonte, dhe këtë ai e bëri pak nga pak. Të 66 librat e Biblës kontribuan në një mënyrë a në një tjetër që të zbulohej domethënia e profecisë së parë të Biblës.
Kush është gjarpri?
6-8. Si na ndihmojnë fjalët e Jezuit të kuptojmë se ç’fuqi fshihej pas gjarprit? Shpjego.
6 Së pari, kush është gjarpri për të cilin flitet te Zanafilla 3:15? Tregimi thotë se Evës i foli një gjarpër i vërtetë, por gjarpërinjtë nuk flasin. Kështu, pas gjarprit duhej të fshihej ndonjë fuqi që e bëri të fliste. Cila ishte ajo fuqi? Kjo u zbulua qartë vetëm në shekullin e 1-rë të e.s. kur Jezui po shërbente këtu në tokë.
7 Në një rast, Jezui po fliste me disa krerë fetarë judenj që e mbanin veten për të drejtë. Ata mburreshin se ishin bij të Abrahamit, ndërkohë që i kundërviheshin me kokëfortësi të vërtetës që predikonte Jezui. Atëherë, Jezui ua ktheu: «Ju jeni nga ati juaj, Djalli, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj. Ai ishte vrasës që kur filloi këtë rrugë dhe nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën, sepse e vërteta nuk është në të. Kur thotë gënjeshtra, i thotë se ashtu e ka natyrën, sepse ai është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës.»—Gjoni 8:44, Përkthimi Bota e Re, me referime, anglisht.
8 Jezui foli troç dhe i ra pikës. Ai e përshkroi Djallin si «vrasës» dhe si ‘atin e gënjeshtrës’. Përderisa gënjeshtrat e para të regjistruara në Bibël janë ato që tha gjarpri në Eden, ai është vërtet «ati i gënjeshtrës». Por jo vetëm kaq. Ato gënjeshtra çuan në vdekjen e Adamit dhe të Evës, e kështu gënjeshtari i vjetër u bë edhe vrasës. Pra, është e qartë se fuqia që fshihej pas gjarprit, në Eden, ishte Satana Djalli. Pikërisht për të e tha Jehovai atë profeci të lashtë.
9. Si doli në skenë Satanai?
9 Disa pyesin: nëse Perëndia është i mirë, pse e krijoi Djallin? Përgjigjen e marrim nga fjalët e Jezuit. Ai tha se Satanai «ishte vrasës që kur filloi këtë rrugë». Pra, kur gënjeu Evën, ai u bë Satana—emër që vjen nga një fjalë në hebraisht që Ligji i përtërirë 32:4; krahaso Jobin 1:6-12; 2:1-10; Jakovin 1:13-15.
do të thotë «kundërshtar». Satanain nuk e krijoi Perëndia. Përkundrazi, dikur ishte një engjëll besnik, por lejoi t’i zhvilloheshin në zemër dëshira të gabuara, e kështu u bë Satana.—Fara e gjarprit
10, 11. Si na ndihmojnë Jezui dhe apostulli Gjon të kuptojmë se cila është fara e Gjarprit?
10 Por, kush është ‘fara [pasardhësit] e gjarprit’? Për të zgjidhur këtë pjesë të enigmës, na ndihmojnë përsëri fjalët e Jezuit. Ai u tha krerëve fetarë judenj: «Ju jeni nga ati juaj, Djalli, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.» Këta judenj ishin vërtet pasardhës të Abrahamit, dhe për këtë mburreshin, por sjellja e tyre e ligë i bënte bij të Satanait, që është zanafilla e mëkatit.
11 Aty nga fundi i shekullit të 1-rë, apostulli Gjon shpjegoi qartë kush i përkiste farës së Gjarprit, Satanait. Ai shkroi: «Ai që praktikon mëkatin, vjen nga Djalli, sepse Djalli po mëkaton që nga fillimi. . . . Nga kjo duken fëmijët e Perëndisë dhe fëmijët e Djallit: kushdo që nuk praktikon drejtësinë, nuk vjen nga Perëndia, dhe as ai që nuk e do vëllanë e tij.» (1 Gjonit 3:8, 10) Fjalët e tij tregojnë se fara e Gjarprit ka qenë shumë aktive gjatë tërë historisë së njerëzimit.
Kush është fara e gruas?
12, 13. (a) Si ia bëri të qartë Jehovai Abrahamit se fara e gruas do të vinte nga pasardhësit e tij? (b) Kush e trashëgoi premtimin për Farën?
12 Po ‘fara [pasardhësit] e gruas’ kush është? Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme që Zanafilla 22:17, 18.
është bërë, sepse pikërisht fara e gruas do t’i shtypte kokën Satanait dhe do të zhdukte pasojat e rebelimit të parë. Në shekullin e 20-të p.e.s., Perëndia i dha Abrahamit besnik një tregues të rëndësishëm për të identifikuar se cilët do të ishin këta pasardhës. Meqenëse Abrahami ishte një njeri me shumë besim, Perëndia i bëri një sërë premtimesh për pasardhësit e tij. Njëri prej tyre tregonte qartë se ‘fara e gruas’ që ‘do t’i shtypte kokën gjarprit’, do të vinte nga bijtë e Abrahamit. Perëndia i premtoi: «Fara jote do të shtjerë në dorë portat e armiqve të vet. Me anë të farës sate do të arrijnë të marrin bekime të gjitha kombet e tokës, falë faktit që ti e dëgjove zërin tim.»—13 Në rrjedhën e viteve, premtimin që i bëri Jehovai Abrahamit, ia përsëriti edhe të birit, Isakut, dhe nipit të tij, Jakobit. (Zanafilla 26:3-5; 28:10-15) Në fund, pasardhësit e Jakobit formuan 12 fise. Njërit prej tyre, Judës, iu bë një premtim i veçantë: «Skeptri nuk do të largohet nga Juda, as shkopi i komandantit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu, dhe këtij do t’i binden popujt.» (Zanafilla 49:10) Pra, tregohet qartë se Fara do të vinte nga fisi i Judës.
14. Cili komb u organizua që të priste Farën?
14 Në fund të shekullit të 16-të p.e.s., 12 fiset e Izraelit u organizuan dhe formuan një komb Dalja 19:5, 6; Galatasve 3:24) Që nga ajo kohë, armiqësia mes Satanait dhe Farës së gruas është shfaqur me armiqësinë që tregonin kombet ndaj popullit të zgjedhur të Perëndisë.
që do të ishte populli i veçantë i Perëndisë. Për këtë arsye, Perëndia bëri një besëlidhje të shenjtë me ta dhe u dha një kod me ligje. Arsyeja kryesore pse e bëri këtë, ishte që të përgatiste një popull, nga i cili do të vinte Fara. (15. Cili tregues i fundit zbuloi se nga ç’familje e pasardhësve të Abrahamit do të vinte Fara?
15 Treguesi i fundit që zbulonte se nga cila familje do të vinte Fara, u dha në shekullin e 11-të p.e.s. Në atë kohë, Perëndia foli me mbretin e dytë të Izraelit, Davidin, të cilit i premtoi se Fara do të vinte nga pasardhësit e tij dhe se froni i Tij ‘do të ishte i patundur përjetë’. (2 Samuelit 7:11-16) Që nga ajo kohë, Fara do të quhej me të drejtë biri i Davidit.—Mateu 22:42-45.
16, 17. Si i përshkroi Isaia bekimet që do të sillte Fara?
16 Në vitet që pasuan, Perëndia frymëzoi profetë që të jepnin më shumë hollësi për Farën. Për shembull, në shekullin e 8-të p.e.s., Isaia shkroi: «Na ka lindur një fëmijë, na është dhënë një bir dhe mbi supet e tij do të jetë sundimi princëror. Ai do të thirret Këshilltar i Mrekullueshëm, Perëndi i Fuqishëm, Atë i Përjetshëm, Princ i Isaia 9:6, 7.
Paqes. Sundimi i tij i madh princëror dhe paqja nuk do të kenë fund në fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij.»—17 Isaia shkroi këto fjalë për Farën: «Do t’i gjykojë të përvuajturit me drejtësi dhe do të qortojë me ndershmëri, në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi. . . . Ujku do të rrijë hera-herës me qengjin; leopardi do të shtrihet me kecin. Viçi, luani i ri me krifë dhe kafsha e majme do të jenë të gjithë bashkë. . . . Në tërë malin tim të shenjtë askush nuk do të bëjë asnjë dëm dhe nuk do të prishë asgjë, sepse toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin.» (Isaia 11:4-9) Ç’bekime të mrekullueshme do të sillte kjo farë!
18. Ç’hollësi të tjera për Farën dha Danieli?
18 Në shekullin e 6-të p.e.s., Danieli tha një profeci tjetër për Farën. Paratha kohën kur dikush që ngjante me një bir njeriu, do të shfaqej në qiell. Ai tha se «atij iu dha sundim, lavdi dhe mbretëri, që t’i shërbenin gjithë popujt, kombet dhe gjuhët». (Danieli 7:13, 14) Pra, Fara që do të vinte, do të trashëgonte mbretërinë qiellore dhe do të mbretëronte në mbarë tokën.
Enigma zgjidhet
19. Sipas fjalëve të engjëllit, ç’rol do të luante Maria në ardhjen e Farës?
19 Fara u identifikua përfundimisht në agim të Luka 1:32, 33) Ja pra, «fara» që pritej prej kaq e kaq vitesh, më në fund do të vinte.
erës së re. Në vitin 2 p.e.s., një engjëll iu shfaq Marisë, një vajze të re nga Judea, që ishte një pasardhëse e Davidit. Engjëlli i tha se do të lindte një fëmijë shumë të veçantë. «Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i Më të Lartit. Perëndia Jehova do t’i japë fronin e Davidit, të atit, ai do të mbretërojë përgjithmonë në shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë fund.» (20. Kush ishte Fara e premtuar dhe çfarë predikoi në Izrael?
20 Në vitin 29 të e.s. (vit i treguar nga Danieli shumë kohë më parë), Jezui u pagëzua. Fryma e shenjtë zbriti mbi të, dhe Perëndia ua bëri të njohur njerëzve si Birin e tij. (Danieli 9:24-27; Mateu 3:16, 17) Më pas, për tre vjet e gjysmë, Jezui u dha dëshmi judenjve duke u thënë: «Mbretëria e qiejve është afruar.» (Mateu 4:17) Gjatë asaj kohe, ai përmbushi shumë e shumë profeci nga Shkrimet Hebraike dhe s’la më vend për dyshim se ishte vërtet Fara e premtuar.
21. Çfarë kuptuan të krishterët e parë për identitetin e Farës?
21 Të krishterët e parë e kuptuan mirë këtë. Pavli u shpjegoi të krishterëve në Galati: «Premtimet iu thanë Abrahamit dhe farës së tij. Nuk thuhet ‘dhe farërave’, sikur të ishin shumë të tilla, por Galatasve 3:16) Jezui do të ishte ‘Princi i Paqes’ që kishte parathënë Isaia. Kur të merrte në dorë Mbretërinë, anekënd botës do të vendosej drejtësia.
si të ishte një: ‘Për farën tënde’, që është Krishti.» (Atëherë, kush është gruaja?
22. Kush është gruaja që përmendet në profecinë që dha Jehovai në Eden?
22 Nëse Fara është Jezui, atëherë kush është gruaja për të cilën u fol në atë kohë në Eden? Fuqia që fshihej pas gjarprit ishte një krijesë frymore. Pra, s’është për t’u habitur nëse edhe gruaja është frymore. Kur foli për «gruan» qiellore, apostulli Pavël tha: «Kurse Jerusalemi lart është i lirë dhe është nëna jonë.» (Galatasve 4:26) Shkrime të tjera tregojnë se «Jerusalemi lart» kishte ekzistuar prej mijëra vitesh. Pra, gruaja është organizata qiellore e Jehovait e përbërë nga krijesa frymore. Pikërisht prej saj erdhi Jezui për të përmbushur rolin e ‘farës së gruas’. Vetëm një «grua» frymore mund t’i bënte ballë armiqësisë mijëravjeçare të ‘gjarprit të hershëm’.—Zbulesa 12:9; Isaia 54:1, 13; 62:2-6.
23. Pse është kaq i jashtëzakonshëm zbulimi progresiv i domethënies së profecisë që tha Jehovai në Eden?
23 Ky rishikim i shpejtë i përmbushjes së profecisë së lashtë të Zanafillës 3:15, dëshmon qartë për harmoninë e jashtëzakonshme të Biblës. Por ajo që e bën të pazakontë këtë profeci, është se mund të kuptohet vetëm nëse lidhen ngjarjet dhe fjalët e shekujve të 20-të, 11-të, 8-të dhe 6-të p.e.s. me ngjarjet dhe fjalët e shekullit të 1-rë të e.s. S’ka mundësi që kjo të ketë ndodhur rastësisht. Duhet të ketë pasur një dorë pas gjithë kësaj.—Isaia 46:9, 10.
Si lidhet me ne?
24. Si lidhet me ne identifikimi i Farës?
24 Si lidhet e gjitha kjo me ne? E pra, Jezui është ‘fara’ kryesore e gruas. Profecia e lashtë që gjejmë te Zanafilla 3:15 parathoshte se Gjarpri ‘do ta plagoste’ farën në thembër, dhe kjo ndodhi kur Jezui vdiq në shtyllën e torturës. Megjithatë, plaga nuk mbetet përgjithmonë. Fitorja në dukje e Gjarprit shpejt u kthye në humbje kur Jezui u ringjall. (Siç e pamë edhe në kapitullin 6, ka prova të pakundërshtueshme se ringjallja ndodhi vërtet.) Vdekja e Jezuit bëri të mundur të shpëtonin të drejtët. Kështu, Fara filloi të sillte bekime, siç i kishte premtuar Perëndia Abrahamit. Ç’mund të thuhet për profecitë që parathoshin se Jezui do të sundonte në mbarë tokën me anë të një mbretërie qiellore?
25, 26. Ç’përfshinte armiqësia mes ‘farës së gruas’ dhe Gjarprit, siç përshkruhet te Zbulesa?
25 Në një vegim profetik mjaft të qartë që në kapitullin 12 të Zbulesës, fillimi i sundimit të kësaj Mbretërie paraqitet si lindja e një djali në qiell. Në këtë Mbretëri, Fara e premtuar, merr fuqi nën titullin Mikael që do të thotë «Kush është si Perëndia?». Duke e dëbuar njëherë e përgjithmonë nga qielli ‘gjarprin e hershëm’, ai tregon se askush nuk ka të drejtë të sfidojë sovranitetin e Jehovait. Ja çfarë lexojmë: «Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpri i hershëm, që quhet Djall dhe Satana, i cili mashtron gjithë tokën e banuar. U hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij.»—Zbulesa 12:7-9.
gjejmë26 Si rezultat ka lehtësim për qiejt, por mjerim për tokën. Në qiell dëgjohet kjo thirrje triumfuese: «Tani erdhi shpëtimi, fuqia, mbretëria e Perëndisë tonë dhe autoriteti i Krishtit të tij!» Më pas, thuhet: «Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»—Zbulesa 12:10, 12.
27. Kur u përmbush profecia që fliste për hedhjen e Satanait nga qiejt? Si e dimë?
27 A mund ta përcaktojmë kur do të përmbushet kjo profeci? Pikërisht këtë donin të dinin dishepujt e Jezuit kur e pyetën për ‘shenjën e pranisë së tij dhe përfundimin e sistemit’, siç e shqyrtuam në kapitullin 10. (Mateu 24:3) Siç e pamë, provat s’lënë hije dyshimi se prania e Jezuit si Mbret i Mbretërisë qiellore filloi në vitin 1914. Që nga ajo kohë, toka ka përjetuar veç ‘mjerime’!
28, 29. Ç’ndryshime të mëdha e presin tokën, dhe si e dimë se do të ndodhin së shpejti?
28 Mirëpo ajo thirrje në qiell thoshte se Satanai Zanafilla 3:15 po i afrohet plotësimit të sigurt. Gjarpri, fara e tij, gruaja dhe fara e saj janë identifikuar të gjithë. Fara ‘u plagos në thembër’, por u shërua. Së shpejti, Jezu Krishti, Mbreti i Perëndisë që tashmë mbretëron, do të dërrmojë Satanain (dhe farën e tij).
ka veç «një periudhë kohe të shkurtër». Pra, profecia e parë që gjejmë te29 Kjo do të pasohet nga ndryshime të jashtëzakonshme në tokë. Bashkë me Satanain do të marrin fund edhe ata që e tregojnë me vepra se janë fara e tij. Psalmisti profetizoi: «Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më. Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më.» (Psalmi 37:10) Vërtet një ndryshim rrënjësor! Më pas do të përmbushen fjalët e tjera të psalmistit: «Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»—Psalmi 37:11.
30. Pse skeptikët janë jorealistë kur vënë në dyshim frymëzimin e Biblës, madje edhe vetë ekzistencën e Perëndisë?
30 Kështu, më në fund, ‘Princi i Paqes’ do t’u sjellë paqen njerëzve. Pikërisht këtë premton Bibla, siç e pamë tek Isaia 9:6, 7. Në këtë epokë të mbushur me skepticizëm, shumë njerëzve u duket jorealist një premtim i tillë. Por, a ofrojnë ndonjë zgjidhje tjetër? Asnjë. Nga ana tjetër, ky premtim është shprehur qartë në Bibël, dhe Bibla është Fjala e padështueshme e Perëndisë. Në të vërtetë, jorealistë janë skeptikët. (Isaia 55:8, 11) Ata shpërfillin Perëndinë që frymëzoi Biblën dhe që është pa dyshim personi më real.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 151]
Profecia e parë e Biblës i dha arsye për të shpresuar njerëzimit të rrënuar
[Figura në faqen 154]
Në shekullin e 20-të p.e.s., Jehovai i tha Abrahamit se Fara e premtuar do të vinte nga pasardhësit e tij
[Figura në faqen 155]
Në shekullin e 11-të p.e.s., mbreti David mësoi se Fara do të vinte nga linja e tij mbretërore
[Figura në faqen 156]
Në shekullin e 8-të p.e.s., Isaia paratha bekimet që do të sillte Fara
[Figura në faqen 157]
Në shekullin e 6-të p.e.s., Danieli paratha se Fara do të sundonte në mbretërinë qiellore
[Figura në faqen 159]
Pak para fillimit të shekullit të 1-rë të e.s., Maria mësoi se fëmija që do të lindte prej saj, Jezui, do të bëhej Fara