Jeta ka një qëllim madhështor
Pjesa 5
Jeta ka një qëllim madhështor
1, 2. Si mund të tregojmë se Perëndia kujdeset për ne dhe kujt mund t’i drejtohemi për të marrë përgjigjet mbi jetën?
1 Mënyra në të cilën toka dhe gjërat e gjalla në të janë krijuar, tregojnë se Krijuesi i tyre është një Perëndi i dashurisë, i cili kujdeset me të vërtetë për to. Edhe Fjala e tij Bibla, tregon që ai kujdeset, sepse ajo na jep përgjigjet e mundshme më të mira në lidhje me pyetjet si: përse jemi këtu në tokë dhe ku po shkojmë?
2 Është e nevojshme të kërkojmë në Bibël për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve. Fjala e tij thotë: «Në rast se e kërkoni, ai do të vijë tek ju, por në rast se e braktisni, edhe ai do t’ju braktisë.» (2. Kronikave 15:2, Dio) Pra, nëse kërkojmë në Fjalën e Perëndisë, çfarë do të kuptojmë për qëllimin e tij ndaj nesh?
Përse Perëndia i krijoi njerëzit
3. Përse Perëndia e krijoi Tokën?
3 Bibla tregon se Perëndia përgatiti tokën, duke pasur në mendje veçanërisht njerëzit. Isaia 45:18 thotë për tokën se Perëndia «nuk e krijoi atë thjesht për asgjë, [por] e formoi atë madje për të qenë e banuar». Ai e pajisi tokën me çdo gjë që njerëzve do t’u nevojitej jo vetëm për të jetuar, por për ta gëzuar jetën plotësisht.—Zanafilla, kapitujt 1 dhe 2.
4. Përse Perëndia krijoi njerëzit e parë?
4 Në Fjalën e tij, Perëndia na tregon për krijimin e njerëzve të parë, Adamit dhe Evës dhe na zbulon atë që ai kishte në mendje për familjen njerëzore. Ai tha: «Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët dhe mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.» (Zanafilla 1:26, Dio) Njerëzit duhej të mbikëqyrnin «gjithë tokën» dhe kafshët e gjalla mbi të.
5. Ku ishin vendosur njerëzit e parë?
5 Perëndia bëri një kopsht të madh ngjashëm një parku, në zonën e quajtur Eden, të vendosur në Lindjen e Mesme. Pastaj, ai «mori njeriun dhe e vendosi atë në kopshtin e Edenit për ta kultivuar dhe për t’u kujdesur për të». Ishte një parajsë që kishte gjithçka që do t’i nevojitej për të ngrënë njeriut të parë. Ajo kishte «çdo pemë të mirë për të ngrënë dhe të dëshirueshme në shikim», si dhe shumë lloje interesante të jetës shtazore.—Zanafilla 2:7-9, 15.
6. Me çfarë cilësish mendore dhe fizike ishin krijuar njerëzit?
6 Njerëzit e parë ishin krijuar me trup të përsosur, kështu që nuk sëmureshin, nuk mplakeshin dhe nuk vdisnin. Gjithashtu, ata ishin të pajisur me cilësi të tjera, si ajo e zgjedhjes së lirë. Një tjetër mënyrë në të cilën ishin krijuar është përmendur në Zanafillën 1:27: «Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij, sipas shëmbëlltyrës së tij ai e krijoi atë; ai i krijoi ata mashkull dhe femër.» (BR) Meqë jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, kjo do të thotë që kemi jo vetëm veti fizike dhe mendore, por që kemi edhe aspekte morale dhe frymore, që duhet t’i mbajmë parasysh nëse dëshirojmë të jemi me të vërtetë të lumtur. Perëndia do t’i siguronte mjetet për plotësimin e atyre nevojave si dhe të nevojës për ushqim, ujë dhe ajër. Siç ka thënë Jezu Krishti, «njeriu nuk duhet të jetojë vetëm nga buka, por nga çdo fjalë që del nga goja e Jehovait».—Mateu 4:4, BR.
7. Çfarë detyre iu dha çiftit të parë?
7 Përveç kësaj, Perëndia i dha një detyrë të mrekullueshme çiftit të parë ndërkohë që ata Zanafilla 1:28, BR) Kështu, ata duhej të shtoheshin dhe të lindnin fëmijë të përsosur. Dhe kur numri i njerëzve të rritej, do të kishin punën e këndshme të zgjerimit të kufijve të parajsës së Edenit, ngjashëm kopshtit origjinal. Përfundimisht, mbarë toka do të bëhej një parajsë e banuar nga njerëz të përsosur dhe të gëzuar, të cilët do të jetonin përgjithmonë. Pasi Perëndia vuri në vend gjithçka, Bibla na informon: «Dhe Perëndia shikoi gjithçka që kishte bërë, dhe ja! ishte shumë mirë.»—Zanafilla 1:31, BR.
ishin në Eden: «Bëhuni të frytshëm dhe shumohuni, dhe mbusheni tokën.» (8. Në ç’mënyrë duhej të kujdeseshin njerëzit për tokën?
8 Është e dukshme se njerëzit duhej ta përdornin dhe nënshtronin tokën për dobi të tyre. Por, kjo duhej bërë në një mënyrë të përgjegjshme. Njerëzit duhej të ishin administratorë të respektueshëm të tokës, dhe jo ta plaçkitnin atë. Shkatërrimi i tokës për të cilin jemi dëshmitarë sot, është kundër dëshirës së Perëndisë dhe ata që marrin pjesë në shkatërrimin e saj, shkojnë kundër qëllimit të jetës në tokë. Ata do të paguajnë dënimin për këtë, sepse Bibla thotë se Perëndia «do të sjellë shkatërrimin për ata që rrënojnë tokën».—Zbulesa 11:18, BR.
Qëllimi i Perëndisë nuk ka ndryshuar
9. Përse jemi të sigurt se qëllimi i Perëndisë do të plotësohet?
9 Kështu, që nga fillimi, qëllimi i Perëndisë ishte që familja e përsosur njerëzore të banonte përgjithmonë në parajsën mbi tokë. Dhe ky është akoma qëllimi i tij! Ky qëllim do të plotësohet pa dështuar. Bibla deklaron: «Jehovai i ushtrive është betuar, duke thënë: ‘Sigurisht, ashtu siç kam menduar, ashtu do të ndodhë; dhe ashtu siç kam këshilluar, ashtu edhe do të bëhet.’» «E kam thënë, dhe do ta bëj të ndodhë. E kam bërë planin dhe do ta realizoj.»—Isaia 14:24; 46:11, BR.
10, 11. Në ç’mënyrë Jezui, Pjetri dhe psalmisti David folën për Parajsën?
10 Jezu Krishti foli për qëllimin e Perëndisë për të rivendosur një parajsë mbi tokë, kur i tha një njeriu i cili donte të kishte një Luka 23:43) Apostulli Pjetër, gjithashtu, foli për botën e re të ardhshme, kur paratha: «Sipas . . . premtimit [të Perëndisë] ne presim qiej të rinj [një qeveri të re që do të sundojë nga qielli] dhe tokë të re [një shoqëri të re tokësore] dhe në këto do të banojë drejtësia.»—2. Pjetrit 3:13, BR.
shpresë për të ardhmen: «Ti do të jesh me mua në Parajsë.» (11 Edhe Davidi shkroi për botën e re të ardhshme dhe për kohëzgjatjen e saj. Ai paratha: «Vetë të drejtët do ta zotërojnë tokën dhe do të banojnë në të përgjithmonë.» (Psalmi 37:29, BR) Prandaj, Jezui premtoi: «Lum ata që janë me natyrë të butë, sepse ata do të trashëgojnë tokën.»—Mateu 5:5, BR.
12, 13. Përmblidh qëllimin madhështor të Perëndisë për njerëzimin.
12 Sa perspektivë e mrekullueshme është të jetosh përgjithmonë në një tokë parajsore të lirë nga ligësitë, krimet, sëmundjet, pikëllimet dhe dhimbjet! Në librin e fundit të Biblës, Fjala profetike e Perëndisë e përmbledh këtë qëllim madhështor, duke deklaruar: «[Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vaj, as britmë dhe as dhimbje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kaluan.» Ai shton: «Dhe Ai që rrinte ulur mbi fron tha: ‘Shiko! Po bëj çdo gjë të re.’ Gjithashtu, ai thotë: ‘Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta.’»—Zbulesa 21:4, 5, BR.
13 Po, Perëndia ka në mendje një qëllim madhështor. Do të jetë një botë e re e drejtë, një parajsë e përhershme, e parathënë nga Ai, i cili mund dhe dëshiron të bëjë atë që ka premtuar, sepse «fjalët e tij janë të besueshme dhe të vërteta».
[Pyetje]
[Figurat në faqet 20, 21]
Perëndia kishte për qëllim që njerëzit të jetonin përgjithmonë në një tokë parajsore. Ky është akoma qëllimi i tij.
[Figura në faqen 22]
Pronari mund t’u kërkojë llogari qiramarrësve që rrënojnë shtëpinë e tij