Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
Pjesa 7
Qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti
1, 2. Përse jemi të sigurt se Perëndia do të veprojë për t’i dhënë fund poshtërsisë dhe vuajtjes?
1 Edhe pse Perëndia ka lejuar për një kohë të gjatë papërsosmërinë dhe vuajtjet për nga këndvështrimi njerëzor, ai nuk do të lejojë që kushtet e këqija të vazhdojnë në pafundësi. Bibla na tregon se Perëndia ka lejuar të ndodhin këto gjëra për një periudhë kohore të caktuar.
2 «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar.» (Eklisiastiu 3:1, BR) Kur koha e paracaktuar nga Perëndia për të lejuar poshtërsitë dhe vuajtjet shkon drejt përfundimit, atëherë ai do të ndërhyjë në punët e njerëzimit. Ai do t’u japë fund poshtërsive dhe vuajtjeve dhe do të përmbushë qëllimin e tij fillestar për të pasur një tokë të mbushur me një familje njerëzore të përsosur dhe të lumtur që do të gëzojë një paqe të plotë dhe siguri ekonomike në kushtet parajsore.
Gjykimet e Perëndisë
3, 4. Si i përshkruan libri i Proverbave rezultatet e ndërhyrjes së Perëndisë?
3 Vërej disa nga profecitë e shumta biblike që tregojnë për ndërhyrjen e Perëndisë, pra, se çdo të thonë për familjen njerëzore rezultatet e gjykimit të tij:
4 «Të drejtët janë ata që do të banojnë në tokë dhe të pafajshmit janë ata që do të qëndrojnë në të. Ndërsa të ligjtë do të shfarosen nga vetë toka; dhe të pabesët do të hiqen nga ajo.»—Proverbat 2:21, 22, BR.
5, 6. Si e tregon Psalmi 37 se çfarë do të ndodhë kur Perëndia të ndërhyjë?
5 «Vetë keqbërësit do të shfarosen, ndërsa ata që shpresojnë në Jehovain do të zotërojnë tokën. Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më . . . Ndërsa vetë të butët do të zotërojnë tokën dhe me të vërtetë do të provojnë shijen e këndshme të bollëkut të paqes.»—Psalmi 37:9-11, BR.
Psalmi 37:34, 37, 38, Dio.
6 «Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën e tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë shfarosur, ti do ta shikosh. Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja. Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen.»—7. Cilën këshillë të vlefshme na jep Fjala e Perëndisë?
7 Prandaj, duke pasur parasysh të ardhmen e mrekullueshme që do të vijë për ata që njohin të drejtën e Krijuesit të plotfuqishëm për të na drejtuar, jemi të nxitur: «Le të mbajë zemra jote urdhërimet e mia, sepse do t’ju shtohet gjatësi ditësh e vitesh në jetën tuaj.» Në fakt, jeta e përhershme do t’u shtohet atyre që zgjodhën të bëjnë dëshirën e Perëndisë! Kështu, Fjala e Perëndisë na këshillon: «Beso në Jehovain me gjithë zemrën tënde dhe mos u mbështet në gjykimin tënd. Në të gjitha rrugët e tua vëri veshin atij dhe ai vetë do t’i bëjë shtigjet e tua të drejta.»—Proverbat 3:1, 2, 5, 6, BR.
Sundimi i Perëndisë nga qielli
8, 9. Me anë të cilit mjet Perëndia do të pastrojë tokën?
8 Perëndia do të pastrojë tokën përmes qeverisë më të mirë që njerëzimi ka pasur ndonjëherë. Ajo është një qeveri që pasqyron mençurinë qiellore, sepse ajo sundon nga qielli nën drejtimin e Perëndisë. Dhe kjo Mbretëri qiellore do të largojë nga toka të gjitha format e sundimit njerëzor. Njerëzit nuk do të kenë më mundësi zgjedhjeje për të sunduar tokën, të pavarur nga Perëndia.
9 Për këtë profecia në Danielin 2:44 deklaron: «Në ditët e atyre mbretërive [qeveritë e sotme], Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri [në qiell], që nuk do të shkatërrohet kurrë. Dhe mbretëria vetë nuk do të kalojë në asnjë komb tjetër [njerëzit nuk do të lejohen më kurrë të sundojnë të pavarur nga Perëndia]. Ajo do t’i shkatërrojë dhe do t’u japë fund të gjitha atyre mbretërive [që ekzistojnë tani] dhe ajo vetë do të qëndrojë në kohë të pafundme.» (BR)—Shiko gjithashtu Zbulesa 19:11-21; 20:4-6.
10. Përse mund të jemi të sigurt se nën Mbretërinë qiellore të Perëndisë, nuk do të ketë më kurrë korrupsion në sundim?
10 Kështu, njerëzimi kurrë nuk do të ketë më forma sundimi të korruptuara, sepse kur Perëndia do t’i japë fund këtij sistemi gjërash, sundimi njerëzor i pavarur nga ai nuk do të ekzistojë më. Dhe sundimi Mbretëror Mateu 6:10, BR.
nga qielli nuk do të jetë i korruptuar, sepse Perëndia është Krijuesi dhe Mbrojtësi i tyre. Në vend të kësaj, ai do të veprojë në të mirë të nënshtetasve njerëzorë. Atëherë, dëshira e Perëndisë do të bëhet në mbarë tokën ashtu siç është në qiell. Ja, përse Jezui i mësoi dishepujt e tij t’i luten Perëndisë: «Ardhtë Mbretëria jote. U bëftë vullneti yt si në qiell ashtu edhe mbi tokë.»—Sa afër jemi?
11. Ku mund të gjejmë në Bibël profeci që na ndihmojnë të përcaktojmë se sa afër fundit të këtij sistemi gjërash jemi?
11 Sa afër fundit të këtij sistemi të pakënaqshëm të gjërave dhe fillimit të botës së re të Perëndisë jemi? Profecia biblike na e jep qartë përgjigjen. Për shembull, vetë Jezui paratha se çfarë do të shohim me qëllim që të përcaktojmë se kur do të jemi afër atij, siç e quan Bibla, «përfundimi i sistemit të gjërave». Kjo është shënuar në Mateu kapitujt 24 dhe 25, Marku 13 dhe Luka 21. Gjithashtu në 2. Timoteut kapitulli 3, apostulli Pavël paratha se do të kishte një periudhë kohe të quajtur «ditët e fundit», kur ngjarje të ndryshme do të vërtetonin plotësisht periudhën e kohës në të cilën do të ishim.
12, 13. Çfarë thanë Jezui dhe Pavli për kohën e fundit?
12 Jezui tha se kjo periudhë kohe do të fillonte me këto ngjarje: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie, dhe do të ketë mungesa ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin.» (Mateu 24:7, BR) Luka 21:11 tregon se ai gjithashtu përmendi «nga njëri vend në tjetrin sëmundje epidemike». Ai paralajmëroi, gjithashtu për «rritjen e paligjshmërisë».—Mateu 24:12, BR.
13 Apostulli Pavël paratha: «Edhe duhet ta dish: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira. Sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues të të hollash, krenarë, madhështorë, blasfemues, nuk do t’i dëgjojnë prindërit, të paevarishëm, ateistë, të padhimbshëm, të papajtueshëm, shpifës, të panënshtrueshëm, të panjerëzishëm, mujsharë, që se duan të mirën, tradhtarë, të ngutshëm, të verbuar prej krenisë, të dhënë më fort mbas ëndjes se mbas Hyut. Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtnisë, por kanë për ta mohuar fuqinë e saj . . . Përkundrazi, njerëzit e këqij dhe gënjyes do të përparojnë prej së keqes më në zi—duke gënjyer të tjerët dhe duke u gënjyer edhe ata vetë.»—2. Timoteut 3:1-5, 13, DSF.
14, 15. Në ç’mënyrë ngjarjet e shekullit të 20-të nxjerrin në pah se me të vërtetë jemi në ditët e fundit?
14 A kanë ndodhur në kohën tonë ato gjëra që parathanë Jezui dhe Pavli? Sigurisht që po. Lufta I Botërore ishte lufta më e tmerrshme në historinë e asaj kohe. Ishte e para në shkallë botërore dhe shënoi një kthesë në historinë moderne. Bashkë me këtë luftë, erdhën edhe mungesat e ushqimit, sëmundjet epidemike dhe fatkeqësi të tjera. Këto ngjarje që filluan që nga 1914-ta, siç i quajti Jezui, ishin «fillimi i dhembjeve të hidhërimit». (Mateu 24:8, BR) Ato ishin fillimi i periudhës së parathënë kohore të quajtur «ditët e fundit», fillimi i brezit të fundit gjatë të cilës Perëndia do të lejonte poshtërsitë dhe vuajtjet.
15 Ndoshta je njohur me ngjarjet e shekullit të 20-të. Njeh kaosin që u krijua. Rreth 100 milion njerëz mbetën të vrarë nga luftërat. Qindra milionë të tjerë vdiqën nga pasojat e urisë dhe sëmundjeve. Tërmetet morën jetë të panumërta. Mospërfillja për jetën dhe gjërat rritet. Frika nga krimet ka zënë vend në jetën e përditshme. Normat morale nuk përfillen. Shtimi i popullsisë paraqet probleme që është vështirë të zgjidhen. Ndotja shkatërron cilësinë e jetës dhe madje e vë atë në rrezik. Vërtet, duke filluar që nga 1914-ta jemi në ditët e fundit dhe po i afrohemi kulmit të profecive biblike që përfshijnë kohën tonë.
16. Sa e gjatë është periudha e ditëve të fundit
16 Sa e gjatë do të ishte periudha e këtyre ditëve të fundit? Në lidhje me epokën në të cilën u përjetua «fillimi i dhimbjeve të hidhërimit» që nga 1914-ta, Jezui tha: «Në asnjë mënyrë ky brez nuk do të kalojë derisa të ndodhin këto gjëra.» (Mateu 24:8, 34-36, BR) Kështu, të gjitha tiparet e ditëve të fundit duhet të zënë vend në jetëgjatësinë e një brezi, brezit të 1914-ës. Kjo do të thotë se disa që jetuan në 1914-ën do të jetojnë akoma derisa të përfundojë ky sistem. Personat e këtij gjenerate tani janë shumë të avancuar në moshë, gjë që tregon se nuk mbetet edhe shumë kohë përpara se Perëndia t’i japë fund këtij sistemi të gjërave.
17, 18. Cila profeci tregon se jemi shumë afër fundit të botës?
17 Një profeci tjetër që tregon se përfundimi i këtij sistemi është shumë afër, e dha apostulli Pavël, kur paratha: «Dita e Jehovait vjen pikërisht si një hajdut natën. Kur të thonë: ‘Paqe dhe siguri!’ atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë menjëherë mbi ta . . . dhe nuk do t’i shpëtojnë në asnjë mënyrë.»—1. Selanikasve 5:2, 3, BR; shiko gjithashtu Luka 21:34, 35.
18 Sot, Lufta e Ftohtë ka mbaruar dhe lufta ndërkombëtare nuk mund të jetë më një kërcënim i madh. Kështu, kombet mund të mendojnë se janë shumë afër një rregulli të ri botëror. Por, kur të mendojnë se përpjekjet e tyre janë të suksesshme, do të ndodhë e kundërta e asaj që mendojnë, sepse kjo do të jetë shenja përfundimtare se shkatërrimi i këtij sistemi nga Perëndia është i pashmangshëm. Mos harro, bisedimet dhe marrëveshjet politike nuk po bëjnë asnjë ndryshim tek njerëzit. Ato nuk po i shtyjnë njerëzit të duan njëri-tjetrin. Edhe udhëheqësit njerëzorë nuk po i japin fund kriminalitetit dhe as eliminimit të sëmundjeve dhe vdekjes. Prandaj, mos beso në asnjë zhvillim të paqes dhe sigurisë njerëzore dhe mos beso se bota po shkon drejt zgjidhjes së problemeve të saj. (Psalmi 146:3) Një thirrje e tillë për paqe dhe siguri, në të vërtetë do të thotë se kjo botë është shumë afër fundit të saj.
Predikimi i lajmit të mirë
19, 20. Cilën profeci në lidhje me predikimin shikojmë të përmbushet në ditët e fundit?
19 Një tjetër profeci që tregon se që nga 1914-a jemi duke jetuar në ditët e fundit është ajo që ka thënë Jezui: «Në fillim do të predikohet lajmi i mirë në të gjitha kombet.» (Marku 13:10, BR) Apo siç e interpreton Mateu 24:14: «Ky lajm i mirë i mbretërisë do të predikohet në të gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet; dhe atëherë do të vijë fundi.» (BR)
20 Sot, më shumë se kurrë më parë, lajmi i mirë mbi fundin e kësaj bote dhe ardhjen e botës së re parajsore nën Mbretërinë e Perëndisë po predikohet në të gjithë tokën. Prej kujt? Nga miliona Dëshmitarë të Jehovait. Ata po predikojnë në çdo vend të tokës.
21, 22. Ç ’gjë, veçanërisht, i identifikon Dëshmitarët e Jehovait si të krishterë të vërtetë?
21 Përveç predikimit të tyre për Mbretërinë e Perëndisë, Dëshmitarët e Jehovait sillen në një mënyrë që i identifikon ata si ithtarë të vërtetë të Krishtit, sepse ai deklaroi: «Nga kjo do të njohin të gjithë se jeni nxënësit e mi, nëse keni dashuri ndërmjet jush.» Kështu, Dëshmitarët e Jehovait janë të bashkuar në një vëllazëri ndërkombëtare nëpërmjet një lidhjeje të pathyeshme dashurie.—Gjoni 13:35; Shiko gjithashtu Isaia 2:2-4; Kolosianëve 3:14; Gjoni 15:12-14; 1. Gjonit 3:10-12; 4:20, 21; Zbulesa 7:9, 10.
22 Dëshmitarët e Jehovait besojnë atë që thotë Bibla: «Perëndia nuk bën dallime, por pranon njeriun e çdo kombi që e ka frikë dhe vepron drejt.» (Veprat 10:34, 35) Ata i konsiderojnë shokët e tyre Dëshmitarë në të gjitha vendet si vëllezër dhe motra frymore, pa marrë parasysh racën apo ngjyrën. (Mateu 23:8) Dhe fakti se një vëllazëri e tillë ndërkombëtare ekziston që sot në botë, jep provën më të qartë se qëllimi i Perëndisë do të realizohet së shpejti.
[Pyetje]
[Figura në faqen 26]
Mbretëria e përsosur qiellore e Perëndisë do të jetë qeveria e vetme e njerëzimit në botën e re