Emri perëndorë gjatë shekujve
Emri perëndorë gjatë shekujve
PERËNDIU Jehova dëshiron që njerëzit të e dinë dhe përdorin emrin e tij. Kjo është e dukshme nga fakti se i është zbuluar çiftit të parë njerëzor në Tokë. E dimë se Adamit dhe Evës emri i Perëndiut u ka qenë i afërt sepse Eva pasiqë ka lindur Kainin, sipas tekstit burimorë hebrej, ka thënë: ”E sjella frytin, mashkull, me ndihmën e Jehovait“ (Zanafilla 4:1).
Më vonë lexojmë se njerëzit besnik si Enohi dhe Noi ”kanë ecur me Perëndiun e vërtetë“ (Zanafilla 5:24; 6:9). Ata poashtu është dashur të e njohin emrin e Perëndiut. Emri ka mbijetuar edhe Përmbytjen e madhe me Noin e drejtë dhe familjen e tij. Krahas kryengritjes së madhe diç më vonë në Babel, shërbëtorët e vërtetë të Perëndiut edhe më tutje e kanë përdorë atë. Ai paraqitet me qindëra herë në ligjet të cilat Perëndiu ia ka dhënë Israelit. Vetëm në librin e Ligjit të përtrirë paraqitet 551 herë.
Siç është e dukshme, edhe në ditët e gjyqtarëve israelitët nuk janë ngurruar të e përdorin emrin e Perëndiut. Madje e kanë përdorur edhe me rastin e të përshëndeturit. Kështu, lexojmë (në gjuhën hebreje burimore) se si Bozi ka përshëndetur korrësit: ”Jehova me ju!“ Ata ia kanë kthyer përshëndetjen duke thënë: ”Jehova le të të bekoj“ (Ruta 2:4).
Gjatë historisë së israelitëve, deri tek koha kur janë kthyer nga robëria babilonase në Judejë, emri i Jehovait edhe më tutje është përdorë në mesin e tij. Mbreti David, njeriu i këndshëm zemrës së Perëndiut, me të madhe ka përdorë emrin perëndorë – ai me qindëra herë paraqitet në psallmet të cilat i ka shkruar (Veprat e apostujve 13:22). Emri i Perëndiut është përfshirë edhe në shumë emra përsonal israelit. Kështu, lexojmë mbi Adoniun (që d. m. th., ”Zotëriu im është Jah“ – Jah është formë e shkurtuar për Jehova), Isaiu (”shpëtimi nga Jehovai“), Jonatan (”Jehovai ka dhënë“), Mikei (”Kush është sikur Jehovai“), dhe Jozui (”Jehovai është shpëtim“).
Jashtë Biblës
Ekzistojnë poashtu burime jashtëbiblike të cilat flasin mbi përdorimin e gjërë të emrit perëndorë në kohërat e vjetra. Në vitin 1961 është zbuluar në një shpellë të vjetër varrimi jo larg pjesës jugperëndimore të Jerusalemit, sipas raportit të Israel Exploration Journal (Volumi 13, nr. 2). Në muret e saj gjenden mbishkrimet nga gjysma e dytë e shekullit të tetë p. e. s. Mbishkrimet përmbajnë deklarata sikur kjo: ”Jehova është Perëndi i gjithë Tokës.“
Në vitin 1966 në të njëjtën fletushkë, Israel Exploration Journal (Volumi 16, nr. 1) raportohet mbi copëzat e vorbës me Shkrimet hebreje, të gjetura në Arad, në pjesën jugore të Israelit. Janë shkruar kah fundi i shekullit të shtatë p. e. s. Një ka qenë letër private drejtuar njeriut të quajtur Eliashib. Letra fillon: ”Zotëriut tim Eliashibit: në Jehovain kërkoje paqën tënde.“ Ndërsa, përfundon: ”Ai banon në shtëpinë e Jehovait.“
Në vitet 1975 dhe 1976, arhaeologët në Negeb kanë zbuluar koleksionin e mbishkrimeve fenikase në muret e gipsuara, në enët e mëdha të baltës dhe të gurit. Mbishkrimet kanë përmbajtur fjalët hebreje për Perëndiun, si dhe për emrin e Perëndiut JHVH të shënuar me shkronja
hebreje. Në vet Jerusalemin, jo moti është zbuluar një mbështjellës i vogël i shiritit të argjendët, siç duket nga koha para mërgimit babilonas. Hulumtuesit, pasiqë e kanë shqyrtuar thonë se në të kanë gjetur të shënuar emrin Jehova në gjuhën hebreje (Biblical Archaeology Review, mars/prill 1983, faqe 18).Shembulli tjetër i përdorimit të emrit të Perëndiut gjendet në të ashtuquajturat Letrat Lahis. këto letra, të shkruara në të çarat e poçeve, janë gjetur në mes të viteve 1935 dhe 1938 në gërmadhat e Lahisit, qytetit të fortifikuar i cili ka luajtur rol të shquar në historinë e Israelit. Siç duket i ka shkruar një oficier i pararojes judejase eprorit të vet me emrin Joas në Lahis, me gjasë gjatë periudhës së luftës së Israelit e Babilonit kah fundi i shekullit të shtatë p.e.s.
Nga tetë të çara qartë të lexueshme, në shtatë prej tyre porosira fillon me përshëndetjen: ”Le t’i jap Jehova zotëriut tim edhe në këtë vit shëndet të mirë.“ Në të gjitha së bashku, emri i Perëndiut paraqitet 11 herë në shtatë porosirat, që qartë tregon se emri Jehova kah fundi i shekullit të shtatë p.e.s. është përdorur në jetën e përditshme.
Madje edhe qeveritarët paganë kanë njohur dhe përdorur emrin perëndorë kur kanë përmendur Perëndiun israelit. Kështu, në gurin e Moabit, mbreti moab Mesha krenohet me veprat e veta heroike kundër Israelit dhe në mes tjerash shkruan: ”Kemoshi më ka thënë: ’Shko mirre Qiellin e Israelit!‘ Kam shkuar natën dhe kam luftuar nga agimi deri në mesditë, kam marrë dhe mbytur të gjithë . . . Dhe kam marrë nga aty (enët) e Jehovait dhe i kam nxjerrë para Kemoshit.“
Në lidhje me këtë përdorim jobiblik të emrit të Perëndiut në veprën Theologisches Wörterbuch zum Alten Testament (Fjalori teologjik i Besëlidhjes së Vjetër), në Volumin 3, shtyllën 538, qëndron: ”Kështu, afro 19 shënime të dokumentuara mbi tetragramatonin në formën Jhvh dëshmojnë në këtë mënyrë mbi realitetin (e tekstit masoret); edhe më tepër pritet, para se gjithash nga arhiva e Aradit“ (përkthyer nga gjuha gjermane).
Emri i Perëndiut s’është harruar
Kjo përshtatje dhe ky përdorim i emrit të Perëndiut vazhdon deri tek ditët e Malakiut, i cili ka jetuar rreth 400 vjet para kohës së Jezuit. Në librin biblik i cili mbanë emrin e tij, i ka dhënë rëndësi të madhe emrit perëndorë duke e përdorur gjithsej 48 herë.
Me kalimin e kohës, shumë hebrenjë kanë shkuar të jetojnë larg Israelit, kështuqë disa nuk kanë mundur më të e lexojnë Biblën në gjuhën hebreje. Prandaj, në shekullin e tretë p.e.s. është filluar me përkthimin e pjesëve të Biblës, të cilat atëherë kanë ekzistuar (Besëlidhja e vjetër), në gjuhën greke, gjuhën e re ndërkombëtare. Por, emri i Perëndiut s’është lënë pas dore. Përkthyesit e kanë mbajtur, duke e përshkruar në formën hebreje. Kopjet e vjetra të përkthimit grek Septuaginta, të ruajtura deri në ditët e sotme, dëshmojnë në lidhje me këtë.
Mirëpo, çfarë ka qenë gjendja derisa Jezui ka ecur në Tokë? Si mund të e dijmë se a kanë përdorur ai dhe apostujt e tij emrin e Perëndiut?
[Figura në faqen 12]
Në këtë letër të shkruar në një copëz të poçeve kah fundi i shekullit të shtatë p.e.s., emri i Perëndiut është paraqitur dy herë.
[Burimi]
(Fotografia me lejimin e zyrës së Israelit për gjëra antike dhe muzeje.)
[Figurat në faqen 13]
Emri i Perëndiut i gjetur në Letrat Lahis dhe në gurin e Moabit