Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përse duhet të e dijmë emrin e Perëndiut

Përse duhet të e dijmë emrin e Perëndiut

Përse duhet të e dijmë emrin e Perëndiut

”SECILI që e fton emrin e Jehovait do të shpëtoj“ (Romakëve 10:13). Me këto fjalë apostulli Pavël ka theksuar se sa me rëndësi jetësore për ne është që të e njohim emrin e Perëndiut. Konstatimi i tij na kthen në pyetjen tonë fillestare: Përse Jezui ’shenjtërimin‘ apo ’lavdërimin‘ e emrit të Perëndiut e ka vënë në fillim të lutjes shembullore, para shumë gjërave të rëndësishme? Që të e kuptonim këtë, është e nevojshme që diç më mirë të kuptojmë rëndësinë e dy fjalëve kyçe.

Së pari, ç’do të thotë me të vërtetë ”të shenjtërohet“ apo ”të lavdërohet“? Në kuptim të njëmend: ”të bëhet i shenjtë“. Por, a s’është vetëm i shenjtë emri i Perëndiut? Natyrisht se është. Kur e shenjtërojmë emrin e Perëndiut, ne nuk e bëjmë atë më të shenjtë se që është. Më saktësisht, ne e pranojmë si të shenjtë, e vëjmë mënjanë, i tregojmë nderim më të lartë. Kur lutemi që të shenjtërohet emri i Perëndiut, shiqojmë përpara në kohën kur të gjitha krijesat do të e nderojnë si të shenjtë.

Së dyti, ç’është kuptimi i saktë i fjalës ”emër“? Kemi vërejtur se Perëndiu ka emër, Jehova, dhe se ai paraqitet me mijëra herë në Bibël. Kemi diskutuar mbi rëndësinë e kthimit të sërishëm të emrit në vendin e vet të drejtë në tekstin biblik. Sikur ai të mos ishte aty, si do të plotësoheshin fjalët e psallmistit: ”Ata të cilët e njohin emrin tënd do të mbështeten në ty, sepse ti me të vërtetë nuk i lënë ata të cilët të kërkojnë, Jehova“ (Psallmi 9:10).

Por, a përfshinë ’të njohurit e emrit të Perëndiut‘ vetëm njohurinë mendore se emri i Perëndiut në gjuhën hebreje është JHVH apo në gjuhën shqipe Jehova? Jo, kjo do të thotë shumë më tepër. Kur Mojsiu ka qenë në malin Sinaj, ”zbriti Jehovai në re dhe u ndal para [Mojsiut] dhe ia shpalli emrin Jehova.“ Ç’ka pasur për pasojë shpallja e emrit Jehova? Përshkrimin e cilësive të tij: ”Jehovai, Jehovai, është Perëndi i mëshirshëm, i hirshëm, i ngadalshëm në hidhërim dhe i bollshëm me dashamirësi të dashur dhe të vërtetë“ (Dalja 34:5, 6). Sërish, pak para vdekjes së vet, Mojsiu u ka thënë israelitëve: ”Do të e shpalli emrin Jehova.“ Ç’ka pasuar pas kësaj? Të përmendurit e disa cilësive të tij madhështore, e mandej pasqyra e asaj që Perëndiu ka bërë për Israelin për shkak të emrit të vet (Ligji i përtrirë 32:3-43). Prandaj, të njihet emri i Perëndiut do të thotë të mësohet se ç’paraqet emri dhe të adhurohet Perëndiu i cili e mbanë atë emër.

Pasiqë Jehovai e ka lidhur emrin e vet me cilësitë, qëllimin dhe veprat e veta, mund të shohim se përse Bibla thotë se emri i Perëndiut është i shenjtë (Levitiku 22:32). Ai është madhështorë, i shquar, frymëzon në nderim të thellë dhe është pa arritshëm i lartë (Psallmi 8:1; 99:3; 148:13). Po, emri i Perëndiut është më tepër se etiketë. Ai e paraqet atë si përson. Nuk është ky vetëm emër i përkohshëm, i cili është përdorur një kohë e atëherë i zëvendësuar me titullin sikur që është ”Zot“. Jehovai përsonalisht i ka thënë Mojsiut: ”Jehova. . . ky është emri im në kohëra të pafundme dhe ky është kujtim i imi nga gjenerata në gjeneratë“ (Dalja 3:15).

Të sprovuarit që njeriu të e çrrënjos emrin e Perëndiut nga toka, kurrë s’do të jet i suksesshëm. ”Sepse nga ana e lindjes së diellit e deri tek perëndimi i tij, emri im do të jet i madh në mes të popujve dhe në çdo vend do të duket tymi i flijimit, do të paraqitet emri im, madje dhurimi i pastër; sepse emri im do të jet i lartë në mesin e popujve‘, thotë Jehovai i ushtrive“ (Malakiu 1:11; Dalja 9:16; Ezekieli 36:23).

Prandaj, shenjtërimi i emrit të Perëndiut është shumë më i rëndësishëm se sa ndonjë çështje tjetër. Të gjitha qëllimet e Perëndiut janë të lidhur me emrin e tij. Problemet e njerëzimit kanë filluar kur Satana i pari ka përdhosur emrin e Jehovait, duke e quajtur atë, në të vërtetë, gënjeshtarë dhe të paaftë që të mbretëroj mbi racën njerëzore (Zanafilla 3:1-6; Gjoni 8:44). Njëherë, kur emri i Perëndiut do të jet i shfajësuar, njerëzimi do të gëzoj lirimin e plotë nga të ndikuarit shkatërrues të gënjeshtrës së Satanës. Prandaj, të krishterët luten në mënyrë aq të zjarrtë për shenjtërimin e emrit të Perëndiut. Por, ekzistojnë gjëra të cilat ata mund t’i bëjnë, e të cilat poashtu do të e lavdëronin.

Si mund të e shenjtërojmë emrin e Perëndiut?

Një mënyrë është që t’u flasim të tjerëve mbi Jehovain dhe t’i paralajmërojmë në Mbretërinë e Jezu Krishtit si shpresë të vetme të njerëzimit (Zbulesa 12:10). Shumica veprojnë kështu në plotësim të fjalëve vijuese të profetëzimit të Isaiut: ”Do të thuani në atë ditë: ’Lavdërojeni Jahve-in, ftojeni emrin e tij! I lajmëroni popujve veprat e tij, shpalleni lartëmadhërinë e veprave të tij! I këndoni Jahve[it], sepse krijoi mrekullirat, le të jet kjo e ditur në gjithë tokën!“ (Isaiu 12:4, 5, Stvarnost).

Mënyrë tjetër është të dëgjohen ligjet dhe urdhërat e Perëndiut. Jehova i ka thënë popullit israel: ”Ju duhet t’i mbani dhe t’i kryeni urdhërat e mi. Unë jam Jehova. Ju nuk guxoni të e përdhosni emrin tim të shenjtë dhe unë duhet të jem i shenjtëruar në mesin e bijëve të Israelit. Unë jam Jehova i cili ju shenjtëroj juve“ (Levitiku 22:31, 32).

Si e kanë shenjtëruar israelitët emrin e Jehovait duke e mbajtur ligjin e tij? Ligji u është dhënë në bazë të emrit të tij (Dalja 20:2-17). Prandaj, derisa e kanë mbajtur Ligjin kanë treguar nderim gjegjës dhe çmueshmëri ndaj emrit të tij. Përveç kësaj, emri i Jehovait ka qenë në israelitët si popull (Ligji i përtrirë 28:10; 2. Analeve 7:14). Kur kanë bërë mirë, kjo e ka lavdëruar Perëndiun, sikur që fëmiu i cili vepron në mënyrë të drejtë i sjellë lavdi babait të vet.

Nga ana tjetër, kur israelitët kanë dështuar të e mbajnë ligjin e Perëndiut, kanë përdhosur emrin e tij. Kështu, mëkatet siç janë flijimet idhujve, betimi në gënjeshtër, të munduarit e të varfërve dhe kryerja e kurvërisë, janë të përshkruara në Bibël si ato të cilat e çnderojnë emrin e Perëndiut (Levitiku 18:21; 19:12; Jeremiu 34:16; Ezekieli 43:7).

Në mënyrë të ngjashme, edhe të krishterëve u janë dhënë urdhëra në emër të Perëndiut (Gjoni 8:28). Edhe ata janë të lidhur me ’popullin për emrin e Perëndiut‘ (Veprat e apostujve 15:14). Prandaj, të krishterët të cilët në mënyrë të sinqertë luten ”Le të shenjtërohet emri yt“, e shenjtërojnë këtë emër në jetën e vet përsonale duke dëgjuar të gjitha urdhërat e Perëndiut (1. Gjonit 5:3). Kjo mund të përfshiej poashtu edhe dëgjueshmërinë urdhërave të Jezu Krishtit, i cili gjithmonë e ka lavdëruar të Atin e vet (Gjoni 13:31, 34; Mateu 24:14; 28:19, 20).

Në natën para ekzekutimit të vet, Jezui ka theksuar rëndësinë e emrit të Perëndiut të krishterëve. Pasiqë i ka thënë të atit: ”U kam bërë të njohur atyre emrin tënd dhe do t’u bëjë të njohur“, ai ka vazhduar të spjegoj, ”në mënyrë që dashuria me të cilën më ke dashur mua të jet në ta, ndërsa unë në bashkësi me ta“ (Gjoni 17:26). Nxënësit të cilët e mësojnë emrin e Perëndiut përsonalisht vijnë deri tek njohuria e dashurisë së Perëndiut. Jezui ka bërë të mundur që ata të bëhen të njohur me Perëndiun sikur me të atin e vet plot dashuri (Gjoni 17:3).

Si ndikon kjo në ty

Në takimin e apostujve të krishterë dhe të meshkujve më të vjetër në shekullin e parë, në Jerusalem, nxënësi Jakob ka thënë: ”Simoni gjerë e gjatë ka spjeguar se si Perëndiu për herë të parë u ka kushtuar vëmendjen nacioneve që nga ata të zgjedhë popull për emër të vetin.“ A mund të identifikohesh edhe ti si një nga ata të cilët Perëndiu i zgjedhë si ”popull për emër të vetin“, nëse dështon që të e përdorësh apo e mbash këtë emër? (Veprat e apostujve 15:14).

Edhepse shumica kundërshtojnë të e përdorin emrin Jehova, dhe shumë përkthyes biblik e largojnë nga përkthimet e veta, ekzistojnë me miliona njerëz në mbarë botën të cilët me gëzim kanë pranuar përparësinë e mbajtjes së emrit të Perëndiut, e përdorin jo vetëm në adhurim por edhe në të folurit e përditshëm, duke u shpallur atë të tjerëve. Nëse ndokush do të të flas në lidhje me Perëndiun e Biblës dhe do të e përdorë emrin Jehova, me cilin grup religjioz do të e vëje në lidhje? Ekziston vetëm një grup në botë, i cili rregullisht e përdorë emrin e Perëndiut në adhurimin e vet, sikur që kanë bërë edhe adhuruesit e kohërave të vjetra. Këta janë Dëshmitarët e Jehovait.

Emri Dëshmitarë të Jehovait, i bazuar në Bibël i zbulon këta të krishterë si ’popull për emrin e Perëndiut‘. Ata krenohen që e mbajnë këtë emër, sepse vet Perëndiu Jehova u ka dhënë adhuruesve të vërtetë. Në Isaiun 43:10 lexojmë: ” ’Ju jeni dëshmitarët e mi‘, është fjala e Jehovait, ’madje shërbëtori im të cilin e kam zgjedhur.‘ “ Kush janë ata mbi të cilët flet këtu Perëndiu? T’i shqyrtojmë disa nga rreshtat vijues.

Në rreshtat Isaia 43:5 deri 7 të kreut të njëjtë, Isaiu thotë: ”Mos u friko, sepse unë jam me ty. Nga lindja e diellit do të e sjelli farën tënde, dhe nga perëndimi i diellit do t’ju mbledhi së bashku. Do t’i them veriut, ’Ngritu!‘ dhe jugut, ’Mos i përmbaj. Mi sjellë bijtë e mi nga larg, dhe bijat e mia nga skaji i tokës, secili që quhet me emrin tim dhe të cilët i kam krijuar për lavdinë time, po, të cilët i kam bërë dhe formuar.‘ “ Në ditët tona, këta rreshta kanë të bëjnë me popullin përsonal të Perëndiut, të cilin e ka tubuar nga të gjitha nacionet që të e lavdërojnë dhe që të jenë dëshmitarë të tij. Kështu, emri i Perëndiut nuk e identifikon vetëm atë por poashtu, i ndihmon t’i identifikoj shërbëtorët e tij të vërtetë sot në tokë.

Bekimet e njohjes së emrit të Perëndiut

Jehovai i mbronë ata të cilët e duan emrin e tij. Psallmisti ka thënë: ”Do të e shpëtoj sepse më do, do të e strehoj sepse e njeh emrin tim“ (Psallmi 91:14, Stvarnost). Ai, poashtu, i përkujton: ”Por, kur flasin ata të cilët i frikohen Perëndiut, Jahve ka kujdes, i dëgjon dhe kjo para tyre shënohet në librin përkujtimorë në dobi të atyre të cilët i frikohen Jahve[it] dhe e nderojnë emrin e tij“ (Malakiu 3:16, Stvarnost).

Kështu, dobitë nga të njohurit dhe të dashurit e emrit të Perëndiut nuk janë përkufizuar vetëm në këtë jetë. Njerëzimit të dëgjueshëm Jehova i ka premtuar jetën e përhershme të lumtur në tokën parajsore. Davidi ka qenë i frymëzuar të shkruaj: ”Keqbërësit vet do të jenë të prerë, por ata të cilët shpresojnë në Jehovain janë ata të cilët do të e posedojnë tokën. Por, vet të urtët do të e posedojnë tokën, dhe ata me të vërtetë do të gjejnë gëzimin e vet të përkryer në paqën e bollëshme“ (Psallmi 37:9, 11).

Si mund të jet kjo e mundur? Jezui ka dhënë përgjegjen. Në të njëjtën lutje shembullore në të cilën na ka mësuar të lutemi ”Le të shenjtërohet emri yt“, ka shtuar: ”Le të vij Mbretëria jote. Le të bëhet vullneti yt sikur që është në qiell ashtu edhe në tokë“ (Mateu 6:9, 10). Po, Mbretëria e Perëndiut në duart e Jezu Krishtit do të e lavdëroj emrin e Perëndiut dhe poashtu do të sjellë kushte të mira në Tokë. Ajo do të largoj ligësitë dhe luftërat, krimet, urinë, sëmundjet dhe vdekjen (Psallmi 46:8, 9; Isaiu 11:9; 25:6; 33:24; Zbulesa 21:3, 4).

Edhe ti mund të e gëzosh jetën e përhershme nën këtë Mbretëri. Si? Me të njohurit e Perëndiut. ”Kjo nënkupton jetën e përhershme, që të të njohin ty, Perëndiun e vetëm të vërtetë, dhe atë të cilin e ke dërguar, Jezu Krishtin“ (Gjoni 17:3). Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur që të të ndihmojnë në arritjen e kësaj njohurie me rëndësi jetësore (Veprat e apostujve 8:29-31).

Shpresojmë se informatat e kësaj broshure të kanë bindur se Krijuesi ka emër përsonal i cili i është shumë i çmuar. Ai, poashtu, do të duhej të jet i çmuar edhe për ty. Kuptoje rëndësinë e të njohurit dhe të përdorimit të këtij emri e veçanërisht në adhurim.

Bëhu i vendosur që me guxim të thuash sikur profeti Mikei nga kohërat e vjetra: ”Të gjithë njerëzit, për vehte, do të ecin secili në emër të perëndiut të vet; por, ne për vehte, do të ecim në emër të Jehovait, Perëndiut tonë, në kohëra të pafundme, madje përgjithmonë“ (Mikei 4:5).

[Diçitura në faqen 28]

’Të njihet emri i Perëndiut‘ do të thotë më tepër se vetëm të posedohet njohuria e rëndësishme e faktit se emri i Perëndiut është Jehova

[Diçitura në faqen 30]

Emri i Jehovait është ’madhështorë, i shquar, frymëzon në nderim të thellë dhe është pa arritshëm i lartë‘. Të gjitha qëllimet e Perëndiut janë të lidhura me emrin e tij

[Kutia në faqen 29]

Në një artikull të Anglican Theological Review (tetor 1959), Dr. Walter Lowrie ka theksuar nevojën e të njohurit të emrit të Perëndiut. Ai ka shkruar: ”Në marrëdhëniet ndërnjerëzore është me rëndësi të njohurit e emrit, emrit përsonal të atij të cilin e duam, të cilit i flasim apo për të cilin flasim. Pikërisht kështu është edhe në marrëdhënien e njeriut me Perëndiun. Njeriu i cili nuk e njeh atë me emër nuk e njeh as si përson, nuk posedon njohje në të folurit me të (që mendohet përmes lutjes), nuk mund të e do nëse e njeh si fuqi jopërsonale.