Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të krishterët dhe emri

Të krishterët dhe emri

Të krishterët dhe emri

ASKUSH s’mund të thotë saktë me siguri se, kur kanë pushuar hebrenjtë ortodoks të shqiptojnë me zë emrin e Perëndiut dhe të e zëvendësojnë me fjalët hebreje për Perëndi dhe Zotëri sovran. Disa besojnë se emri i Perëndiut është hequr nga përdorimi i përditshëm diç para kohës së Jezuit. Por, ekziston fakti i fuqishëm se kryeprifti e ka shqiptuar me rastin e shërbimit religjioz në tempull–veçanërisht në Ditën e pajtimit–deri me shkatërrimin e vitit 70 të e.s. Prandaj, derisa Jezui ka qenë në Tokë, shqiptimi i emrit të Perëndiut ka qenë i njohur, edhepse ndoshta jo aq i zgjeruar në përdorim.

Përse hebrenjtë kanë pushuar të e përdorin emrin e Perëndiut? Ndoshta, pjesërisht për shkak të të kuptuarit të gabuar të fjalëve nga urdhëri i tretë: ”Mos shqipto më kot emrin e Perëndiut tënd, Jahve“ (Dalja 20:7, Stvarnost). Natyrisht se, ky urdhër nuk ndalon përdorimin e emrit të Perëndiut. Në të kundërtën, përse shërbëtorët e Perëndiut nga koha e vjetër, sikur Davidi, e kanë përdorur aq lirisht dhe pas kësaj kanë gëzuar bekimin e Jehovait? Përse Perëdiu do t’ia shqiptonte Mojsiut dhe t’i thoshte Mojsiut që t’u spjegoj israelitëve se kush e ka dërguar? (Psallmi 18:1-3, 6, 13; Dalja 6:2-8).

Por, në kohën e Jezuit ka ekzistuar tendenca e fuqishme që të pranohen urdhërat e kuptueshëm të Perëndiut dhe të spjegohen në mënyrë jashtëzakonisht të pakuptuar. Për shembull, urdhëri i katërt nga të dhjetët i ka detyruar hebrenjtë që çdo javë të kremtojnë ditën e shtatë, Sabatin, si ditë pushimi (Dalja 20:8-11). Hebrenjtë ortodoks e kanë pranuar këtë urdhër deri në imtësirat qesharake, duke bërë rregulla të panumërta sipas të cilave është drejtuar edhe vepra më e vogël e cila është guxuar apo s’është guxuar të bëhet në Sabat. Pa dyshim, me një frymë të njëjtë urdhërin e kuptuar se emri i Perëndut s’guxon të turpërohet, e kanë pranuar deri në një ekstremitetet aq të pakuptuar, duke thënë se emri s’guxon madje as të shqiptohet. *

Jezui dhe emri

Athua do të e përcillte Jezui një traditë të këtillë jobiblike? Vështirë! Ai në të vërtetë s’është ngurruar që të shërroj në Sabat edhepse kjo ka nënkuptuar shkeljen e rregullave të vëna nga hebrenjtë dhe vënien në rrezik të jetës së vet (Mateu 12:9-14). Në të vërtetë, Jezui i ka gjykuar farisenjtë si hipokritë sepse traditat e veta i kanë vënë para Fjalës së frymëzuar të Perëndiut (Mateu 15:1-9). Për këtë arsye, është e pabesueshme se Jezui është përmbajtur nga të shqiptuarit e emrit të Perëndiut, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se, emri i tij përsonal Jezu do të thotë ”Jehova është shpëtim“.

Me një rast, Jezui është ngritur në sinagogë dhe ka lexuar një pjesë të pergamenit të Isaiut. Pjesa të cilën e ka lexuar është ajo që sot ne e quajmë Isaiu 61:1, 2, ku emri i Perëndiut paraqitet më tepër se një herë (Lluka 4:16-21). A do të refuzonte ai të e theksoj emrin perëndorë në këtë vend, duke e zëvendësuar me ”Zot“ apo ”Perëndi“? Natyrisht, jo. Kjo do të thotë të përcillen traditat jobiblike të udhëheqësve hebrenjë. Në të vërtetë, lexojmë: ”I ka mësuar ata si një përson i cili ka autoritet e jo sikur skribët e tyre“ (Mateu 7:29).

Në të vërtetë, sikur që kemi mësuar më herët, Jezui i ka mësuar nxënësit e vet t’i luten Perëndiut: ”Le të shenjtërohet emri yt“ (Mateu 6:9). Ndërsa, në natën para ekzekutimit i ka thënë të Atit të vet: ”E kam shpallur emrin tënd njerëzve të cilët m’i ke dhënë nga bota . . . Atë i shenjtë, ruaji ata të cilët m’i ke dhënë për shkak të emrit tënd“ (Gjoni 17:6, 11).

Në lidhje me të përmendurit e emrit të Perëndiut nga ana e Jezuit, në librin Der Name Gottes (Emri i Perëndiut) në faqen 76 spjegohet: ”Ne duhet të e pranojmë faktin e mrekullueshëm se Besëlidhja e vjetër tradicionale konsiderohet si zbulesë e Perëndiut, ndërsa ky është zbulim i emrit të tij i cili paraqitet deri në pjesët përfundimtare të Besëlidhjes së vjetër, po, vijon edhe deri tek pjesët përfundimtare të Besëlidhjes së re, për çfarë për shembull lexojmë në Gjonin 17:6: ”E kam shpallur emrin tënd.“

Po, do të ishte me të vërtetë e pakuptuar që të mendohet se Jezui është ngurruar të e përmend emrin e Perëndiut, veçanërisht sepse e ka cituar nga pjesët gjegjëse të Shkrimeve hebreje.

Të krishterët e hershëm

A kanë përdorur emrin e Perëndiut përcjellësit e Jezuit në shekullin e parë? Jezui u ka urdhëruar që të bëjnë nxënës nga të gjithë popujt (Mateu 28:19, 20). Shumicës së njerëzve të cilëve u është predikuar nuk kanë pasur parafytyrim mbi Perëndiun i cili përsonalisht u është zbuluar israelitëve me emrin Jehova. Si kanë qenë të krishterët në mundësi t’u zbulojnë Perëndiun e vërtetë? A do të ishte e mjaftuar të quhet Perëndi apo Zot? Jo. Popujt kanë perënditë dhe zotërinjtë e vet (1. Korintasve 8:5). Si do të e dallonin të krishterët Perëndiun e vërtetë nga ata të rrejshëm? Vetëm me përdorimin e emrit të vërtetë të Perëndiut.

Kështu, nxënësi Jakob ka vërejtur në takimin e eprorëve në Jerusalem: ”Simoni ka treguar plotësisht se si Perëndiu për herë të parë u ka kushtuar kujdes popujve që prej tyre të nxjerrë popullin për emrin e vet. Me këtë janë në pajtim edhe fjalët e profetit“ (Veprat e apostujve 15:14). Apostulli Pjetër në fjalimin e vet të njohur në Rrëshaja, ka theksuar pjesën e mësimit të krishterë me rëndësi jetësore, duke cituar fjalët e profetit Joel: ”Secili që e fton emrin e Jehovait do të jet i shpëtuar“ (Joeli 2:32; Veprat e apostujve 2:21).

Apostulli Pavël nuk ka lënë dyshim se sa rëndësi për të ka pasur emri i Perëndiut. Në letrën e vet Romakëve ka cituar fjalët e njëjta të profetit Joel dhe me këtë ka dëshiruar t’i inkurajoj bashkë të krishterët që të tregojnë besim në këtë deklarim ashtuqë mbi emrin e Perëndiut t’u flasin të tjerëve, në mënyrë që ndoshta edhe të tjerët të shpëtojnë (Romakëve 10:13-15). Më vonë, në letrën Timoteut ka shkruar: ”Secili që e emëron emrin e Jehovait le të heq dorë nga e padrejta“ (2. Timoteut 2:19). Gjoni ka përdorur emrin perëndorë në letrat e veta. Shprehja ”Alleluja“ e cila do të thotë ”Lavdëroni Jah“, përsëritet në librin e Zbulesës (Zbulesa 19:1, 3, 4, 6).

Mirëpo, Jezui dhe përcjellësit e tij kanë parathënë paraqitjen e renegatëve në kuvendin e krishterë. Apostulli Pjetër ka shkruar: ”Do të ketë edhe mësues të rrejshëm në mesin e juaj“ (2. Pjetrit 2:1; shiqo poashtu Mateu 13:36-43; Veprat e apostujve 20:29, 30; 2. Selanikasve 2:3; 1. Gjonit 2:18, 19.). Këto paralajmërime janë plotësuar. Një nga pasojat ka qenë që emri i Perëndiut është shtyer në prapavijë. Madje është hudhur nga kopjet dhe përkthimet e Biblës! Le të shohim se si ka ndodhur kjo.

[Shënimet]

^ par. 4 Disa sugjerojnë një shkak tjetër. Në hebrenjtë ndoshta ka ndikuar filozofia greke. Për shembull, në Filin, filozofin hebrenjë nga Aleksandria, i cili ka qenë përafërsisht bashkëkohanik i Jezuit, në një masë të madhe ka ndikuar filozofi grek Platoni, i cili ka mësuar se është i frymëzuar në mënyrë perëndore. Në veprën Lexikon des Judentums (Leksikoni i Judaizmit) nën emrin ”Filo“ përmendet se ai ”ka unjësuar gjuhën dhe idetë e filozofisë greke (të Platonit) me besimin e zbuluar të hebrenjëve“, dhe se kjo ka sjellur deri tek ”ndikimi i dukshëm në etërit e krishterë të kishës“. Filo ka mësuar se Perëndiu është i pacaktuar dhe prandaj i paemër.

[Figura në faqen 14]

Kjo fotografi e kryepriftit hebrej, me shenjë në turban, e cila në gjuhën hebreje do të thotë ”Shenjtëria i takon Jehovait“, gjendet në Vatikan

[Figura në faqen 15]

Në këtë përkthim gjerman të Biblës nga viti 1805 përmendet se kur Jezui në sinagogë ka lexuar nga pergameni i Isaiut, ka shqiptuar me zë emrin e Perëndiut (Lluka 4:18, 19)

[Figurat në faqen 16]

Pjetri dhe Pavëli kanë përdorur emrin e Perëndiut kur kanë cituar profetëzimin e Joelit (Veprat e apostujve 2:21; Romakëve 10:13).