Ferri i zjarrtë: A është pjesë e drejtësisë Hyjnore?
Ferri i zjarrtë: A është pjesë e drejtësisë Hyjnore?
A ke parë ndonjëherë dikë tek torturohet? Shpresojmë që jo. Torturimi i qëllimshëm është diçka e neveritshme dhe e urryer. Por, ç’mund të themi për torturat e shkaktuara nga Perëndia? A mund ta marrësh me mend diçka të tillë? Megjithatë, kjo është pikërisht ajo që nënkupton mësimi i ferrit të zjarrtë, një doktrinë zyrtare e shumë feve.
Përfytyro për një çast, këtë skenë të tmerrshme: Një person po piqet në një tavë të nxehtë. Ndërsa është në agoni thërret për mëshirë, por askush nuk e dëgjon. Tortura vazhdon e vazhdon, orë pas ore, ditë pas dite—pa ndërprerje!
Çfarëdo krimi që të ketë bërë kjo viktimë, a nuk do të të vinte keq për të? Ç’mund të thuhet për atë që e urdhëroi këtë torturë? A mund të jetë një person i dashur? Aspak! Dashuria është e mëshirshme dhe tregon keqardhje. Një baba i dashur mund t’i ndëshkojë fëmijët e tij, por nuk do t’i torturonte kurrë!
Megjithatë, shumë fe mësojnë se Perëndia i torturon mëkatarët në një zjarr ferri të përhershëm. Kjo pretendohet që është drejtësia hyjnore. Nëse një gjë e tillë është e vërtetë, kush e krijoi vendin e tmerrshëm të torturimit të përhershëm? Dhe kush është përgjegjës për agoninë torturuese që shkaktohet atje? Përgjigjja do të dukej e qartë. Nëse një vend i tillë ekziston me të vërtetë, atëherë do të duhet të jetë Perëndia krijuesi i këtij vendi dhe do të jetë ai përgjegjës për atë që ndodh atje.
* thotë: «Perëndia është dashuri.» (1 Gjonit 4:8) A do të shkaktonte një Perëndi i dashurisë tortura që madje edhe ata me njëfarë ndjenje njerëzore do ta quanin diçka të neveritshme? Sigurisht që jo!
A mund ta pranosh këtë? BiblaNjë mësim i paarsyeshëm
Ende shumë njerëz besojnë se të ligjtë do të shkojnë në një ferr të zjarrtë e do të torturohen përgjithmonë. A është logjik një mësim i tillë? Harku kohor i jetës njerëzore kufizohet në 70 ose 80 vjet. Edhe nëse disa kanë bërë të këqija të jashtëzakonshme gjatë gjithë jetës së tyre, a do të ishte torturimi i përhershëm një ndëshkim i drejtë? Jo. Do të ishte një padrejtësi tepër e madhe ta torturoje përgjithmonë një njeri vetëm për një numër të kufizuar mëkatesh që mund të kryejë gjatë jetës.
Kush e di të vërtetën për atë që ndodh pasi vdesim? Vetëm Perëndia mund ta zbulojë këtë informacion dhe ai e ka bërë këtë në Fjalën e tij të shkruar, Biblën, së cilës iu drejtuam më lart. Ja çfarë thotë Bibla: «Ashtu si vdes [kafsha], kështu vdes [njeriu]. Po, të gjithë kanë po atë frymë . . . Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.» (Predikuesi 3:19, 20) Këtu nuk përmendet ndonjë ferr i zjarrtë. Njerëzit kthehen në pluhur, në mosekzistencë kur vdesin.
Që të torturohet, një individ duhet të jetë i vetëdijshëm. A janë të vdekurit të vetëdijshëm? Jo. «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin; por sa për të vdekurit, ata s’janë të vetëdijshëm për asgjë, ata nuk kanë më asnjë pagë, sepse kujtimi i tyre është harruar.» (Predikuesi 9:5, BR) Është e pamundur për të vdekurit, që «s’janë të vetëdijshëm për asgjë», të përjetojnë agoninë e zjarrit të ferrit.
Një doktrinë e dëmshme
Disa pohojnë se mësimi i ferrit të zjarrtë është i dobishëm, pavarësisht nëse është i vërtetë ose jo. Përse? Ata thonë që shërben si një mënyrë për të frenuar keqbërjen. A është e vërtetë kjo? Mirë, a është raporti i krimit në vendet ku njerëzit besojnë se ekziston ferri i zjarrtë më i ulët se ai në vendet e tjera? Sigurisht që jo! Në të vërtetë, doktrina e ferrit të zjarrtë është shumë e dëmshme. Një person që beson se Perëndia i torturon njerëzit, a do ta shohë torturën si diçka të neveritshme? Përse ta bëjë këtë? Ata që besojnë në një perëndi mizor, shpesh bëhen mizorë si perëndia i tyre.
Në çfarëdo mënyre që ta shohë çështjen një person i arsyeshëm, ai nuk mund ta pranojë ekzistencën e një ferri torturues. Kjo është kundër logjikës. Është e papranueshme për natyrën njerëzore. Ajo që është më e rëndësishmja, në Fjalën e Perëndisë nuk thuhet se ka një vend të tillë. Kur një person vdes, «kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken».—Psalmi 146:4.
Ç’ndëshkim ka për mëkatin?
Mos do të thotë kjo që ne nuk ndëshkohemi për mëkatet tona? Jo, nuk është e vërtetë. Perëndia ynë i shenjtë i ndëshkon mëkatarët, por nuk i torturon ata. Kur mëkatarët pendohen, ai i fal. Çfarë ndëshkimi ka për mëkatin? Bibla jep një përgjigje të qartë: «Paga që paguan mëkati është vdekja.» (Romakëve 6:23) Jeta është një dhuratë nga Perëndia. Kur mëkatojmë, nuk e meritojmë më këtë dhuratë dhe vdesim.
Mund të pyesësh: ‘A është e drejtë kjo? Ja, të gjithë vdesin!’ Kjo është e vërtetë, sepse të gjithë jemi mëkatarë. Në fakt, asnjë nuk e meriton jetën. «Nëpërmjet një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, po ashtu vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.»—Romakëve 5:12.
Romakëve 12:2) Këto të vërteta janë baza e një shprese të mrekullueshme.
Në këtë pikë mund të mendosh: ‘Nëse të gjithë mëkatojmë e kështu të gjithë vdesim, përse duhet të përpiqemi që të jemi të virtytshëm? Duket se i ligu trajtohet tamam si njeriu që përpiqet t’i shërbejë Perëndisë’. Por kjo nuk është e vërtetë. Megjithëse të gjithë jemi mëkatarë, Perëndia i fal ata që pendohen sinqerisht dhe përpiqen ta ndryshojnë jetën e tyre. Ai i shpërblen përpjekjet tona për ‘të përtërirë mendjen’ dhe për të bërë atë që është e mirë. (Një shpërblim për ata që bëjnë të mirën
Kur vdesim, pushojmë së ekzistuari. Por kjo nuk do të thotë që gjithçka ka marrë fund. Njeriu besnik, Jobi, e dinte se do të shkonte në varr (Sheol) kur të vdiste. Por vër re lutjen që i drejtoi Perëndisë: «Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje! Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? . . . Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha.»—Jobi 14:13-15.
Jobi besonte se nëse ishte besnik deri në vdekje, Perëndia do ta kujtonte dhe do ta ringjallte. Kjo ishte bindja e të gjithë shërbëtorëve të Perëndisë në kohët e lashta. Vetë Jezui e përforcoi këtë shpresë kur tha: «Po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e [Perëndisë] dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira në një ringjallje jete, ata që praktikuan gjëra të poshtra në një ringjallje gjykimi.»—Gjoni 5:28, 29.
Kur do të fillojë ringjallja? Sipas Biblës shumë shpejt. Profecia biblike tregon se në vitin 1914 kjo botë hyri në «ditët e fundit» të saj. (2 Timoteut 3:1) Në atë që shumë e quajnë ‘fundi i botës’, Perëndia do ta heqë shumë shpejt ligësinë dhe do të vendosë një botë të re nën sundimin qiellor.—Mateu, kapitulli 24; Marku, kapitulli 13; Luka, kapitulli 21; Zbulesa 16:14.
Psalmin 37:10, 11, lexojmë: «Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.»
Përfundimi do të jetë një parajsë që mbulon të gjithë tokën, e cila do të banohet nga ata që janë përpjekur sinqerisht t’i shërbejnë Perëndisë. Njerëzit e ligj nuk do të digjen në ferrin e zjarrtë, por nuk do të kenë asnjë vend në Parajsën që do të vijë. NëA është e gjitha kjo thjesht një ëndërr? Jo, ky është premtimi i Perëndisë. Në Bibël lexojmë: «Dëgjova një zë të fortë nga froni të thoshte: ‘Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzimin dhe ai do të banojë me ta, ndërsa ata do të jenë popujt e tij. Dhe vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar.’»—Zbulesa 21:3, 4.
A i beson këto fjalë? Duhet. Fjala e Perëndisë del gjithmonë e vërtetë. (Isaia 55:11) Të nxitim që të mësosh më shumë rreth qëllimit të Perëndisë për njerëzimin. Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të kënaqur të të ndihmojnë. Nëse do të doje ndihmë prej tyre, të ftojmë që të shkruash në një nga adresat më poshtë.
Nëse nuk tregohet ndryshe, citimet e Shkrimeve Greke janë marrë nga Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re, kurse citimet e Shkrimeve Hebraike janë marrë nga Bibla, Dhjata e vjetër dhe Dhjata e Re, Diodati i Ri, Përkthimi 1991-94.
[Shënimi]
^ par. 6 Në botën islame, Bibla përbëhet nga librat që njihen si Tora, Psalmet dhe Ungjilli. Të paktën 64 vargje të Kuranit thonë se këta libra janë Fjala e Perëndisë dhe theksojnë nevojën për t’i lexuar dhe për të zbatuar urdhërimet e tyre. Disa njerëz pohojnë se Tora, Psalmet dhe Ungjilli kanë pësuar ndryshime. Ata që pohojnë diçka të tillë po thonë se Perëndia nuk është në gjendje ta ruajë Fjalën e tij.