Çfarë duhet të bësh?
Çfarë duhet të bësh?
50 A dëshiron të jetosh përgjithmonë në atë parajsë të bukur?
51 Mëso diçka më shumë për Jezuin.—Ligji i përtërirë 18:18, 19; Gjoni 3:16; Veprat 3:19-23
52 Mundohu të bësh vetëm gjëra të mira dhe të dëgjosh Jehovain.—Romakëve 6:17, 18, 22
Dalja 20:13; 1.e Gjonit 3:11, 12
53 Mbaj mend, Jehovai ka thënë se nuk guxojmë të vrasim njerëz.—54 Ne nuk guxojmë t’i marrim gjërat që iu takojnë njerëzve të tjerë.—Dalja 20:15; Efesianëve 4:28
55 Burri nuk duhet të jetojë apo të ketë marrëdhënie me ndonjë grua tjetër përveç se gruan e tij.—Dalja 20:14, 17; 1. Selanikasve 4:3
56 A të kujtohet se sa gra Perëndia ka lejuar të ketë burri? Sa gjatë burri duhet të qëndrojë me gruan e vet?—Zanafilla 2:22, 24; Mateu 19:5, 6; 1. Korintasve 7:2, 10, 11
57 Mbaj mend gjithashtu, se ne duhet të adhurojmë vetëm Jehovain.—58 Idhujt dhe statujat nuk mund të të ndihmojnë. Pse?—1. Korintasve 8:4
A është mirë të keni idhuj?—Ligji i përtrirë 27:15; 1.e Gjonit 5:21
59 Pse është gjë e ligë, e keqe të mbahen hajmalitë ose të përdoren magjitë?—Ligji i përtrirë 18:10-13; Zbulesa 21:8
60 Engjujt e ligjë ose demonët janë ngritur kundër Perëndisë. Ata i përdorin fallxhinjtë që t’i mashtrojnë njerëzit.—Veprat 16:16
61 Ne duhet t’i lutemi Perëndisë. Përmes lutjes ne flasim me Perëndinë, mund t’i tregojmë atij se ne dëshirojmë t’i shërbejmë dhe mund të kërkojmë ndihmë nga ai—62 Ne duhet ta nderojmë Jezuin dhe ta mbështesim besimin në të.—Hebrenjëve 5:9; Gjoni 3:16
63 Mbaj mend se ai ka vdekur për të na shpëtuar NE.—Romakëve 5:8
Filipianëve 2:9-11; Zbulesa 19:16
64 Mbaj mend se Jezui është mbreti ynë i padukshëm. Ne duhet ta nderojmë atë.— 65 Jesui ka thënë se duhet t’ju tregoni të tjerëve për gjërat e mira që keni mesuar dhe se ata që dëshiriojnë t’i shërbejnë Perëndisë duhet të pagëzohen.—66 Kështu ju mund t’u tregoni shokëve tuaj për gjithë këto gjëra të mira.—Mateu 10:32
67 Nëse mësoni të lexoni mirë, ju mund të mësoni edhe më shumë gjëra dhe të bëheni të aftë për t’iu ndihmuar të tjerëve më mirë.—2.Timoteut 2:15
68 Jezui gjithashtu i mësoi fëmijët e vegjël që ta dëgjojnë Perëndinë. Ai kurrë nuk ishte i lodhur ose i zënë që të bisedonte edhe me ta.—69 Prindërit duhet gjithmonë t’i mësojnë fëmijët e tyre që ta dëgjojnë dhe ta duan Perëndinë.—Ligji i përtrirë 6:6, 7; Proverbat 6:20-22; Efesianëve 6:4
70 Ka shumë kisha atë ndryshme. Shumë prej tyre mësojnë atë që nuk rrjedhë nga Bibla. Jehovai na ka thënë të largohemi nga fetë që nuk mësojnë të vërtetën.—Zbulesa 18:4; Gjoni 4:23, 24
Veprat 15:14; Romakëve 10:14, 15
71 Jehovai e ka popullin e vet në Tokë që i mëson të tjerët (mund t’ju ndihmojë edhe juve) për të. A e di kush janë ata?—72 Ata janë Dëshmitarët e Jehovait. Ata kanë (paqë) në mes tyre. A e di përse? Sepse ata e duan njëri-tjetrin.—Isaia 43:10-12; Gjoni 13:34, 35
73 Pasi ata duan Jehovain, janë të gatshëm të pagëzohen. Në këtë mënyrë ata publikisht tregojnë se heqin dorë nga mënyra e mëparshme jo e mirë e jetës dhe dëshirojnë që tërë jetën t’i shërbejnë Perëndisë.—Veprat 2:41
74 Dëshmitarët e Jehovait shpresojnë se do të jetojnë në parajsën e re të bukur.—75 Ç’gjë të ngjashme mund të bësh ti që të jetosh atje së bashku me ta?—Jakovi 1:22, 25; 2:20-26
Bashkohu me ta për të mësuar se si t’i shërbesh Jehovait. Ata e duan dhe e dëgjojnë Jehovain dhe Jezu Krishtin. A i do ti ata? A ke dëshirë t’i ndihmosh të tjerët ta njohin Perëndinë?—Gjoni 6:45-47
76 Jehovai dhe Jezu të duan edhe ty dhe dëshirojnë që edhe ti të jetosh përgjithmonë në parajsë.—Këto që mësuar duke parë pikturat dhe nga përmbajtja e informatave në këtë broshurë me siguri ka zgjuar tek ti dëshirën që të gëzosh jetën në Tokë përgjithmonë. Nëse dëshiron të mësosh diçka më tepër në lidhje me këtë, ne të ftojmë që të bisedosh me ndonjë Dëshmitarë të Jehovait që banon afër teje. Nëse mund të shkruash, ose ke ndokend që të shkruajë për ty, shkruaj përfaqësisë më të afërt prej nga ju jetoni, të treguar në listën e adresave në faqen e dytë të kësaj broshure.