Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jehovai na ka dhënë Shpëtimtarin

Jehovai na ka dhënë Shpëtimtarin

Jehovai na ka dhënë Shpëtimtarin

29 Personin e parë frymor Perëndia e ka krijuar si bir të parë të vetëmlindur të tij.

Perëndia e do atë shumë dhe do ta përdorë që t’i shkatërrojë njerëzit e ligjë dhe që t’i shpëtojë ata që i përkulen e dëgjojnë.—Gjoni 3:16, 36

30 Jehovai e dërgoi birin e tij për t’u lindur në Tokë. Ai u quajt Jezu. Emri i nenës së tij ishte Marijë.—Luka 1:30-35

31 Kur Jezui u rrit i mësoi popullit shumë gjëra të mira. Ai i mësoi ata se vetëm Jehovai është Perëndia i vërtetë.—Marku 12:29, 30

Jezui ka thënë se ne duhet të adhurojmë vetëm Jehovain.—Mateu 4:10; Gjoni 4:23, 24

Ai gjithashtu i ka folur popullit për mbretërinë e Jehovait.—Luka 17:20, 21

32 Jezu shëroi të sëmurët dhe bëri shumë gjëra të mira. Nuk bëri kurrë mëkate dhe gjëra të këqia.—Veprat e Apostujve 10:38; 1. Pjetrit 2:21, 22

Po si mund të na shpëtonte nga mëkatet dhe nga vdekja?

33 Ai u vu në dispozicion si flijim para Perëndisë për të shpëtuar njerëzit e mirë. Më përpara, në të kaluarën, Perëndia i ka thënë popullit t’i sakrifikonte kafshët për mëkatet e tyre.—Hebrenjëve 7:25, 27

34 Jezui nuk sakrifikoi kafshë. Ai dha vetvehten si flijim për ne.—Mateu 20:28; Hebrenjëve 10:12

A e dini përse?