Çfarë lloj personash duhet të jemi?
Kënga 177
Çfarë lloj personash duhet të jemi?
1. Çdo dit’ kujtojm’ ditën e madhe të Perëndis’,
ndaj zemrën ton’ e pririm drejt tij dhe drejt Mbret’ris’.
Ja nata po kalon, dita po agon,
sistemi satanik në humner’ po shkon.
Më shum’ se kurr’, pra, le të jemi sot vigjilent,
të mos lëm’ lutjen, ta kërkojm’ Jah në çdo moment.
Kur lutje me gjith’ shpirt ne i drejtojm’ atij,
bën që paqja e vërtet’ mendore të na përfshij’.
2. Kjo bot’ gëzimin edhe paqen ton’ mir’ dallon,
si një spektakël jemi bër’; çdokush na shikon.
Çfar’ lloj personash, pra, duhet t’jemi ne?
Kur bota na vëzhgon, çfarë veprash sheh?
Me bindje për Mbret’rin’ të flasim dhe për ç’do t’vij’,
se si mbar’ qiellin edhe tokën Jah do t’përt’rij’.
Në to përjetësisht drejt’sia do t’banoj’,
ndaj të bëjm’ që ky lajm ngushëllues kudo të shkoj’.
3. Ne bëjm’ përpjekje që në k’të udh’ fort të qëndrojm’
dhe çdo parim të Perëndis’ gjithnjë të zbatojm’.
Ja, Krishti jetën dha, hoqi çdo mëkat,
fal’ tij paqe gëzojm’; nga Jah ësht’ dhurat’.
Të pastër e t’pafaj ne duam përher’ të rrim’,
si shërbëtor’ të lir’ të Jah në k’të bot’ të ndrijm’.
Në se deri në fund, vazhdojmë besnik’risht,
Jah do t’na ndihmojë e bekojë pafundësisht.