Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Afrohet koha e caktuar

Afrohet koha e caktuar

Kënga 137

Afrohet koha e caktuar

(Habakuku 2:3)

1. Jehova, i Shenjti yn’,

o Shkëmbi nga shum’ koh’,

nga Sioni do gjëmosh,

kushdo k’të do ta shoh’.

Nëse duket se vonon,

ti prit se do të vij’. Ja!

Po gulçon, fundi afron,

po vjen dita e tij’.

2. Dhe pak e do të shikojm’

kur shpatën të vring’llosh.

Vetëm adhurimin e vërtet’

do të lejosh.

Ne e dim’, të ligjt’ synojn’

të na bëjn’ dëm gjithmon’,

por, ja, koh’ e caktuar vjen,

se ç’forc’ ke do shikojn’.

3. Jehova, Per’ndia yn’,

Zot e Sovran ti je.

Popujt le të heshtin,

të mësojn’ se ç’famë ke.

Nëpërmjet Krishtit sundon,

je plot fuqi, vërtet.

Po, ulur mbi fron,

o Per’ndi ti mbi gjithçka je Mbret.

4. Zërin ton’ ngrem’,

thurim këng’ për ty Jah me gëzim.

Me Zot’rin’ përpara shkon

na çon ti në shpëtim.

Kjo ësht’ koha, o i Lart’,

që ke caktuar ti,

ndaj, presim kur të triumfosh’

mbuluar me lavdi.