«Balsam në Galaad»
Kënga 182
«Balsam në Galaad»
1. Balsam t’vërtet’ ka në Galaad,
nga Fjal’ e Jah e dim’.
Zemërbrengosurit ngush’llon
dhe zhduk çdo hidhërim.
Kur lodhje ndiejm’ dhe shqetësim,
ai na lehtëson.
Kur një i afërmi yn’ vdes,
vërtet që na forcon.
2. Jah, dashuri ësht’ dhe besnik,
i mençur, fuqiplot’.
Për t’mir’ shërben çdo gjë që jep
e çdo gjë që na thot’.
Ndaj, k’të Per’ndi që ngushëllon,
në lutje ta kërkojm’.
T’i hapim zemrën, për gjithçka,
shqet’simet t’ia tregojm’.
3. T’kujtojm’ çfar’ ndodhi koh’ më par’
se nuk u shkrua kot.
Kjo gjë ngush’llim si dhe shum’ shpres’
na jep të gjith’ve sot.
Me përul’si le të pranojm’
nga v’llez’rit me përvoj’
çdo ndihm’ të dashur që ofrojn’;
kjo gjë do të na mbroj’.
4. Por, a mendojm’ që dhe të tjer’
shqet’sime mund të ken’,
që sprova hasin tek kërkojn’
të ndershëm sot të jen’?
Le t’i kërkojm’,
t’i ngushëllojm’ që zemrat t’u gëzojn’.
Balsamin e Galaadit k’shtu
do mundin të provojn’.