Barinjtë e dashur të «kopesë» së Perëndisë
Kënga 184
Barinjtë e dashur të «kopesë» së Perëndisë
1. O Sovran të fal’nderojmë,
se Bariu yn’ ti je.
Siguri pran’ teje ndiejmë,
nën kujdesin tënd na ke.
2. Krishti dha dhurata n’njerëz,
si barinj, kujdes tregojn’.
Në shërbim, jo, nuk kursehen,
të vërtetën mir’ mësojn’.
3. K’ta barinj mendojn’ për tufën,
si ta mbrojnë nga kjo bot’.
Ndihmojn’ që në shtat të rritet
derisa të jet’ e plot’.
4. Ndërsa predikojm’ së bashku,
marrim shum’ inkurajim.
K’shtu do t’i shërbejm’ me zell Jah,
me besnikët do të rrim’.