Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Bashkohuni në këngën e Mbretërisë!

Bashkohuni në këngën e Mbretërisë!

Kënga 181

Bashkohuni në këngën e Mbretërisë!

(Psalmi 98:1)

1. Një këng’ e g’zuar, një këng’ e fitores

vet’ Më të Lartin seç e madhëron.

Ajo jep shpres’ dhe nxit besnikërinë,

çfar’ do të bëj’ Mbret’ria na tregon:

‘Jah mbretëron; kjo tok’ t’gëzoj’.

Çdo gjë në qiej zën të lartoj’.’

Për kuror’zimin e Krishtit kjo këng’ flet

dhe që ta çmojm’ k’të mbretërim na fton.

2. Me këtë këng’ ne shpallim Mbretërinë

dhe që Jezui sot sundon si Mbret.

Një komb i ri lind siç qe parathënë,

në tokën ku mbret’ron Jezui vet’.

‘Çdo mish nderoft’ thell’ Perëndin’!

Ësht’ Krishti Mbret, të gjith’ ta din’.

Le ta mësojm’, pra, këngën e Mbret’risë,

Jah të nderojm’, kjo sjell bekim në jet’.’

3. Të butët këngën e Mbret’ris’ mësojnë,

ka fjal’ të qarta që mendjen ndriçojn’.

Në të gjith’ tokën shum’ e kan’ mësuar,

ndërkoh’ të tjerë ftojn’ që ta mësojn’:

‘Të adhuroj’ Jah sot çdo mish,

njer’zit do kthej’ në jet’ sërisht.’

Ësht’ kënaq’si për Jah këng’ e Mbret’risë,

pareshtur lavde të gjith’ t’i këndojn’.