«Beko Jehovain, o shpirti im!»
Kënga 1
«Beko Jehovain, o shpirti im!»
1. Me gjith’ shpirt bekoj Per’ndinë,
emrit të tij sot i thur lavdi.
Ai që na fal gabimin,
dhembjen e turpin shpejt do t’i fshij’.
I ngadalshëm në zemërim ësht’,
për k’të flasin gjith’ veprat mbar’.
Kushdo që ka frik’ hyjnore,
veç mirësi prej tij do t’marr’.
2. Si një at’, tregon mëshirë,
që jemi pluhur k’të mir’ e di.
Por si lulet në fush’ fishken,
ashtu venitet shpejt çdo njeri.
Dashamir’sin’ e Jehovait e merr
kushdo që e dëgjon.
Nëse urdh’rimet e tij mban,
një jetë të lumtur ke gjithmon’.
3. Lart në qiej Jehovai,
n’fronin e tij rri me shum’ lavdi.
Mbi çdo gjë ushtron pushtetin,
veprat e tij tregojn’ veç fuqi.
O ju engjëj, Per’ndin’ bekoni,
jepini atij lavdërim!
Bashk’ me k’to ushtri t’fuqishme,
Jah sot beko, o shpirti im!