Besim si ai i Abrahamit
Kënga 64
Besim si ai i Abrahamit
1. I lumtur ësht’ sot kush kërkon
që Shkrimet t’i kuptoj’.
Dije pa fund Jah zotëron,
çdo gjë mund t’përcaktoj’.
Ndaj që t’na jap’ forc’ edhe shpres’
me mjaft besnik’ të tij,
Jah pamje profetike dha që
të kuptojm’ çdo t’vij’.
2. Ja, Abrahami i lasht’sis’;
Isaku rri përkrah.
Në prov’ besimi ’tij
u vu, në malin Moriah.
Ta bënte fli të vetmin bir,
Per’ndia seç i tha,
që të plot’sohej sa më mir’
vullneti i vet’ Jah.
3. Por Abrahami këtë sprov’
i bindur e pranon
dhe pamje t’një flijimi dha
që Krishtin na kujton.
A duam jet’ nga kjo dhurat’?
Të shfaqim, pra, nënshtrim
dhe si besniku Abraham
të kemi sot besim!