Besnikët e tu do të të bekojnë
Kënga 223
Besnikët e tu do të të bekojnë
1. Besnikët ty do të t’bekojn’,
o Jah, Per’ndi dhe Mbret.
T’lëvdojn’ dhe shpallin gjith’ ç’ke bër’,
kjo g’zim u sjell në jet’.
Pra sa të larta jan’
e të denja për lëvdim,
mendimet, udhët dhe gjith’ sa
ke bër’ Per’ndia im.
Besnikët th’rrasin me gëzim
dhe zemra u ngaz’llon.
Çfar’ din’ për ty ata kërkojn’
njer’zimit mbar’ t’ia thon’.
2. O Perëndi, zgjodhe një brez
që t’shpall’ lavdin’ që ke.
Ky brez tani dallohet qart’ dhe
ndjek çdo gjë që the.
Kjo klas’ t’mirosurish
‘dele t’tjera’ po ushqen.
Vet’ Krishti i udh’heq
që pre e botës të mos jen’.
Çdo gjë që bën dhe emrin tënd,
këta besnik’ lartojn’.
Për famën tënde flasin qart’,
k’naq’si ndiejn’ dhe ngaz’llojn’.
3. Jah ësht’ i mirë me të gjith’;
për k’të nuk ka dyshim.
T’shpëtoj’ njer’zimin Krishtin dha;
mir’si shfaq pa mbarim.
Nuk zemërohet shpejt,
k’të besnikët e din’ mir’.
Ç’mir’njohje duhet ‘ndiejm’;
me ne t’banojë ka dëshir’.
Ai kur biem, prap’ na ngre
dhe kënaq’si na sjell.
Për k’të dhe për mir’sin’ që ka ne
e bekojm’ me zell.