Darka e Zotërisë
Kënga 87
Darka e Zotërisë
1. O Jah, o Ati yn’ i dashur,
në k’të nat’ të shenjt’ shum’ mendojm’!
Se n’katërmbëdhjet’ nisan fal’ dashuris’
dhe drejt’sis’ bëre që t’jetojm’.
Pasi hëngri qengjin e Pashkës,
lirin’ Izraeli fitoi.
Porsi ky qengj vet’ gjakun e tij Krishti dha,
profecin’ saktësisht plotësoi.
2. Jah mblidhemi sot para teje,
tek mbajm’ një qëndrim plot nderim,
që dashurin’ e Jezuit të lëvdojm’
dhe të të lartojm’ me gëzim.
Tryeza, ja, gjendet e shtruar,
aty vera dhe buka jan’.
Jan’ simbole e dimë, vlejn’ si përkujtim
i ushqimit që në jet’ na mban.
3. Kjo buk’ paraqet për ne trupin
që Krishti për njer’zit flijoi.
Dhe vera e kuqe ësht’ simbol hyjnor,
i vet’ gjakut që na çliroi.
Ndaj, fort ta fiksojm’ Përkujtimin
në mendjen dhe në zemrën ton’,
që me gjith’ shpirt Jezuin të ndjekim çdo dit’
e të jemi në jet’ përgjithmon’.