Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dashuria: Një lidhje e përsosur bashkimi

Dashuria: Një lidhje e përsosur bashkimi

Kënga 173

Dashuria: Një lidhje e përsosur bashkimi

(Kolosianëve 3:14)

1. Ësht’ ftohur dashuria sot,

qart’ fundin e shikojm’.

Ta mbajm’ fort’ dashurin’ e par’,

larg botës t’i qëndrojm’.

Në se Per’ndin’ ne imitojm’,

të tjerët kjo ndihmon

të shohin dashurin’ e Jah;

nga zemra vet’ buron.

2. Një dashuri të fortë sot

e pa hipokrizi,

vërtet ne duhet të zhvillojm’

e shfaqim me tepri.

Le ta zgjerojm’ k’të dashuri

në tër’ vëllazërin’.

T’i duam njer’zit që Jah do,

të fort’ ta bëjm’ miq’sin’.

3. Dhe pse sistemi ësht’ bër’ cop’,

ne dashuri provojm’.

K’të lidhje që shum’ na bashkon,

më tej le ta forcojm’.

But’sia, dhembshuria

jan’ jet’sore sot për ne.

Si v’llezër, lidhur ngusht’ na mbajn’

në veprën ton’ mbi dhe.

4. Marr’dhënia jon’ e mir’

me Jah t’ia dalim mban’ ndihmon

që porsi veten tjetrin ne

ta duam fort gjithmon’.

E thell’ qoft’ dashuria jon’,

si dhe shum’ e sinqert’!

Një lidhje e përsosur

ësht’ kjo dashuria vet’!