Dhembshuria hyjnore
Kënga 68
Dhembshuria hyjnore
1. Si t’krishterë të vërtetë
të tregojmë dhembshuri,
ndaj të huajit dhe mikut,
po, njësoj me çdo njeri.
Krishti, si Mësues mir’
bëri një ilustrim.
Dhembshurin’ theksoi;
kush dëgjon do t’gjej’ gëzim.
2. Një Samaritan udh’tonte
për në Jeriko një dit’.
Një hebre, ja, në rrug’ dergjet,
i grabitur nga bandit’.
La paragjykimin dhe
pa vones’ ndihm’ i dha.
Dashuri k’shtu shfaqi;
iu bind vet’ urdh’rit të Jah.
3. Kush ësht’, pra, i afërmi yn’?
Kushdo që do ndihmën ton’.
Jah ësht’ i mir’ ndaj të gjith’ve,
u jep shi e diell gjithmon’.
Jah shum’ dhembshuri ka!
Jo, nuk ka më të mir’ mik.
Plot dashamir’si ësht’;
ky fakt na largon çdo frik’.
4. Ushqim, veshje mund t’i japim
t’afërmit ton’ ndonjëher’.
Por ka diçka më urgjente
që e bën t’jetoj’ përher’.
Njohuri t’i japim për
Mbretërin’ e drejt’sin’,
që fal’ së vërtetës ta ndjek’
Jah gjith’ përjet’sin’.