Drita shkëlqen edhe më shumë
Kënga 111
Drita shkëlqen edhe më shumë
1. Më shum’ shkëlqen nga fjal’ e Jah sot drita,
ndërsa afrohet dita, bëhet më e fort’.
Çdo të vërtet’ për Mbretërin’ zbulon Jah:
‘Mir’ mbani vesh’, ësht’ thirrja
për të gjith’ ne sot.
Mori fund koh’ e burgimit,
e fes’ rreme, e mashtrimit
dhe në k’të dit’ çdo gjë del në drit’.
Drita shkëlqen si dielli në mesditë,
duke ndriçuar mbi të drejtët dhe çdo besnik,
ndriçon çdo besnik.
2. Drita në shtegun e të drejtit shtohet,
nga vetë Jah lëshohet me shum’ dashuri.
Përhap t’vërtetën, modelon të drejtët,
mir’ i pajis të vetët me kuptu’shmëri.
Ndonjëherë mund të duket
se i drejti po lëkundet.
Por tek ndriçon
kjo drit’ rafinon.
Jah plot mëshir’ jep drit’ për të ndihmuar,
ësht’ kjo një dritë e lavdishme që gjithnjë ndrit,
po, që gjithnjë ndrit.
3. Në shtegun ton’ udh’hiqemi prej dritës,
si dielli i mesditës lart në qiell seç ngjan.
Jah është drit’, gjithçka mund ta ndriçojë,
krejt jetën ta ndryshojë e t’thaj’ lotët tan’.
Kurr’ dyshime të mos kemi,
të duruar le të jemi.
K’të udh’ t’vazhdojm’,
besnik’ të qëndrojm’.
Drita shkëlqen dhe do vazhdoj’ të shtohet,
të drejtët po gëzojnë që kaq shum’ sot shkëlqen,
që kaq shum’ shkëlqen.