E vërteta që i bën njerëzit të lirë
Kënga 121
E vërteta që i bën njerëzit të lirë
1. Ligj’ i Moisiut dhe shum’ profeci shekuj më par’,
tregojn’ për një t’vërtet’ të çmuar lidhur me një Far’.
Kjo e vërtet’ që mir’ e njohim sot na bën të lir’,
fal’ Krishtit njer’zit mund të ken’ një jet’ shum’ më të mir’.
2. ‘Jam udha, e vërteta, jeta’,—shum’ qart’ Krishti tha.
Erdhi në tok’ të heq mëkatin; për ne gjakun dha.
Ia shenjtëroi emrin Jah, dha prov’ që ësht’ besnik,
pret të nënshtroj’ sot në k’të koh’ të fundit çdo armik.
3. Vet’ Biri i Per’ndis’ e shpalli me zell k’të t’vërtet’,
dha siguri se asnjë gjurm’ mëkati s’do të ket’.
Ai ësht’ Fara e Premtuar që Jah lartëson,
me zell sot shpallim që si Mbret e Prift ai sundon.
4. Kjo e vërtet’ besimin rrit kur për të predikojm’,
me t’buk’rat këmb’ që shpallin paqen, lajme t’mira çojm’.
Drejt Mbretërisë Mesianike sytë i drejtojm’.
Le ta lartojm’ e me gjith’ shpirt për të sot të punojm’.