Emri i Atit tonë
Kënga 52
Emri i Atit tonë
1. Jehova o Ati ynë,
emri yt u shenjtëroft’
dhe qëllimi yt i shenjtë
përgjithmon’ u plotësoft’!
Ja, shpejt do të vij’ shfaj’simi,
do t’veprosh ti fitimtar.
Mbi çdo gjë do t’madhështohesh;
le ta dij’ mir’ toka mbar’.
(Kori)
2. Vazhdimisht kërkojm’
se si ne emrin tënd të shenjtërojm’.
Famën dhe qëllimin tënd Jah
pa frik’ shpallim, kurr’ s’pushojm’.
Kur besim, guxim tregojmë,
të nderojm’ dhe të bëjm’ mik.
Për hir t’emrit tënd të shenjtë
qofshim ne gjithmon’ besnik’!
(Kori)
3. O Hyjnor, Zot’ri Sovran Jah,
Më i Larti Perëndi.
S’ka asgjë më t’rëndësishme
se të t’japësh ty lavdi.
Ne në emrin tënd ngrem’ flamujt;
duam që të gjith’ ta din’
se ti Jah qëllim të madh ke;
si shpërblim jep përjet’sin’.
(KORI)
Jehova je Bër’si ynë,
ti gjithçkaje i jep jet’.
Je Per’ndi dhe i qëllimit,
në çdo gjë del i vërtet’.
Jehova i plotfuqishëm,
t’vetmin Bir ti dhe për ne.
Mbretëria që formoi bëft’
vullnetin tënd mbi dhe!