Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Fryti i mirësisë

Fryti i mirësisë

Kënga 95

Fryti i mirësisë

(Galatasve 5:22)

1. Ti je Sovran, o Jah, i gjith’ përjet’sis’,

je dhe personifikimi i mir’sis’.

dhe Birin e vetëm e shfaqe mëshir’

që çdo i sinqert’ t’kërkoj’ falje e t’gjej’ hir.

2. Të lir’ i bën njer’zit mir’si e Per’ndis’

prej skllavëris’ së lig’ të Babilonis’.

Ajo na jep dritën që qart’ të shikojm’,

ç’ësht’ mir’ dhe ç’ësht’ keq, pra ne mund të dallojm’.

3. Ta imitojmë k’të mir’si që shfaq Jah

e të kultivojm’ k’të fryt që fryma ka.

Besim te Jezui të shfaqim në jet’,

dhe shum’ bujar t’jemi, plot d’lir’si t’vërtet’.

4. Që më shum’ mir’si të tregojm’ vazhdimisht,

studim, shërbim, lutje të bëjm’ rregullisht.

Por t’mos lëm’ as mbledhjen me v’llazërin’ ton’

ta duam mir’sin’ e ta shfaqim gjithmon’.