Gëzimi i ringjalljes
Kënga 102
Gëzimi i ringjalljes
1. Ja, Lazari prehet në një varr të ftoht’.
S’ka kush ta shpëtojë; motrat derdhin lot.
por nëse Jezui do t’ishte aty,
n’derën e Hadesit ky burr’ s’do kish hyr’.
Ja, te varri Krishti flet me zë të lart’
dhe ‘Lazar dil jasht’’,—thot’, shum’ k’të e pan’ qart’.
Ndon’se i mbështjellë, bindet e jasht’ vjen.
O sa shum’ gëzim, pra, çdo mik i tij ndien.
2. Kush shpresoi te Krishti çlirimin mendoi,
por vet’ vdekja e tij shum’ trishtim shkaktoi.
Miqt’ të dëshpëruar e vun’ në një varr.
Sa shum’ zemra, shpirti i tyre qe vrar’.
Portat e Hadesit nuk fitojn’ mbi Jah.
Krishtin e ringjalli dhe lavdi i dha.
Me g’zim çdo dishepull e sheh dhe dëgjon.
Çel’sat e Hadesit vet’ Jah ia beson.
3. Ne Adami vdekjen na la trashëgim.
Por, me an’ të Krishtit do t’ket’ shpejt një zgjim.
Kush në Hades dergjet zën’ do t’ia dëgjoj’.
Dhe sërish do ngrihet që jet’ të gëzoj’.
Do të shpallet i drejt’ para Perëndis’,
nga gjith’ sa ka bërë n’ditën e Mbret’ris’.
Kushdo që ka emrin në librin e Jah,
një jet’ pa shqet’sime e t’pafundme ka.