Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Gëzimi ynë i shenjtë

Gëzimi ynë i shenjtë

Kënga 186

Gëzimi ynë i shenjtë

(Filipianëve 4:4)

1. Gëzimi, fryt’ i frymës

duhet që fort të qëndrojm’.

Që ky gëzim të jet’ i plot’,

besimin ta forcojm’.

Ky nuk ësht’ thjesht një emocion,

që vjen e zhduket shpejt.

Ndaj, «G’zoni!» «G’zoni!» ju gjithmon’,

na nxit Bibla e shenjt’.

2. Ka shum’ arsye për gëzim:

Jah njohim, Krishtin vet’.

Ësht’ nder që të dëshmojm’

për ta e t’jemi n’unitet.

Ndiejm’ g’zim sepse dim’ që një dit’

çdo gjë Jah do t’lëvdoj’

dhe kush nga vdekja vjen në jet’,

me Jah bashk’ do vazhdoj’.

3. Që më shum’ g’zim të ndiejm’

shërbim t’i bëjm’ Jah me dëshir’,

ta mbrojmë zemrën e ta mbajm’

prej fajit sot të lir’.

Të jemi dhe syçel’ që ta lëvdojm’

Jah pa pushim.

T’mendojm’ për gjëra që ndërtojn’,

të keqes larg t’i rrim’.

4. Ndon’se e ngusht’ dhe e vështir’

kjo rrug’ që Jah tregon.

Shpërblim ësht’ ky gëzim i shenjt’

për vet’ besnik’rin’ ton’.

Si skllevër të Jah na dallon,

ky g’zim teksa shërbejm’.

Por me të tjerë le ta ndajm’

që me bollëk ta ndiejm’.