Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

‘Ja ku jam, mua më dërgo’

‘Ja ku jam, mua më dërgo’

Kënga 204

‘Ja ku jam, mua më dërgo’

(Isaia 6:8)

1. Shum’ sot Per’ndinë turpërojn’,

emrin e tij të shenjt’ çnderojn’.

‘Ësht’ mjaft mizor, i dobët’, thon’,

për t’marrin as që ekziston.

Kush emrin Jah do t’ia pastroj’?

Kush sot lavdi do t’i këndoj’?

(Kori)

2. «Ësht’ i ngadalt’», e shajn’ Per’ndin’;

frik’ nuk e kan’, s’duan t’ia din’.

Shum’ idhuj guri adhurojn’;

Cezarin si per’ndi nderojn’.

Kush çdo të lig po lajmëron?

Kush luftën e Jah po njofton?

(Kori)

3. Psher’tijn’, rënkojn’ të butët sot

se me lig’si ësht’ toka plot.

T’vërtetën duan që të gjejn’,

që paqe thell’ në shpirt të ndiejn’.

Kush t’butët do t’i ngushëlloj’?

Kush ç’ësht’ e drejt’ do t’u tregoj’?

(KORI)

«Mua më dërgo, o Zotëri

të të lëvdoj me besnik’ri;

«Mua më dërgo, o Zotëri

t’njoftoj këdo me trimëri;

«Mua më dërgo, o Zotëri

që t’i mësoj me dashuri;

Nder më të madh nuk mund të ket’, jo!

Më dërgo mua, më dërgo!’