«Jehovai është bariu im»
Kënga 77
«Jehovai është bariu im»
1. Bariu im ësht’ Per’ndia,
asgjë më nuk më frik’son.
Për delet e tij ka shum’ merak,
asnjërën, jo, nuk harron.
Më çon në uj’ra të qeta
dhe shpirtin tim e përt’rin.
Qart’ më tregon shtegun e drejt’sis’,
i shton jetës kënaq’sin’.
Qart’ më tregon shtegun e drejt’sis’,
i shton jetës kënaq’sin’.
2. Dhe pse në lugin’ të errët un’ eci,
frik’, jo, nuk kam,
sepse bariun gjithmon’ kam pran’;
i sigurt prej tij un’ jam.
Mbi kok’ më derdh vaj freskues
dhe kupën seç ma mbush plot.
Ndaj do t’banoj në shtëpin’ e tij,
i ndar’ plot’sisht nga kjo bot’.
Ndaj do t’banoj në shtëpin’ e tij,
i ndar’ plot’sisht nga kjo bot’.
3. Bariu im ësht’ i mençur,
ndaj lavde i thur me g’zim.
Ai kujdes për çdo ‘dele’ ka;
për k’të flas sot pa pushim.
Besnik sot Fjalën e tij ndjek
dhe udhën që më tregon.
Sa privilegj t’i shërbejm’ atij,
dhe dua ta kem gjithmon’.
Sa privilegj t’i shërbej atij,
dhe dua ta kem gjithmon’.