Jehovai, Krijuesi ynë
Kënga 154
Jehovai, Krijuesi ynë
1. Me mençuri Per’ndia krijoi k’të tok’,
njeriut ia dha ta banoj’ jet’ e mot.
Me mij’ra, mij’ra engjëj thirrën me gëzim,
kur pan’ të krijohej kjo tok’ plot ndriçim.
2. Shpejt, një parajs’ e bukur tër’ toka do t’jet’.
Kjo s’mund të dështoj’, se ka folur Jah vet’.
Kur nuk u bind, mëkat kreu çifti i par’,
por shpejt do t’lirohet prej tij toka mbar’.
3. Drejt’si dhe paqe do t’ket’ kudo fal’ Mbret’ris’.
Sa e dëshirojm’ sot k’të dit’ të liris’.
Ndaj me gëzim k’të lajm’ kaq të mir’ e njoftojm’,
me an’ të tij shpres’ japim, njer’zit ndihmojm’.
4. Çdo dit’ te Jah i mbajm’ syt’, kjo gjë sjell gëzim,
ësht’ Kriju’si yn’ i denj’ për shum’ lëvdim.
Me dashuri gjithçka dha, sa shum’ k’të e çmojm’!
Ndaj i shërbejm’ me gjith’ shpirt dhe e lëvdojm’.