Jehovai, forca dhe fuqia jonë
Kënga 47
Jehovai, forca dhe fuqia jonë
1. O Jah, je plot mëshir’, je forca jon’,
je shpëtimtari yn’, kjo na gëzon.
Përhapim lajmin tënd, për ty dëshmojm’
dhe kur na refuzojn’, ne kurr’ s’pushojm’.
(Kori)
2. Fal’ Krishtit paqe e gëzim provojm’,
dikur në verbëri, sot qart’ shikojm’.
Nga fjala jote Jah jepna drejtim,
që të qëndrojm’ me ty marrim vendim.
(Kori)
3. Vullnetin tënd, o Jah, bëjm’ me gëzim,
por Djalli na sulmon sot me tërbim.
Ndaj na ndihmo t’qëndrojm’ përher’ besnik’,
ne veç te ti besojm’, ty t’kemi Mik.
(KORI)
Fuqi dhe forc’ je për ne, o Per’ndi;
lëvdojm’ emrin tënd, t’japim lavdi.
Je plot fuqi, o Jah, plot madhështi,
për t’pasur streh’ dhe ndihm’ vrapojm’ te ti.