Këndojmë të gëzuar këngën e Mbretërisë
Kënga 20
Këndojmë të gëzuar këngën e Mbretërisë
1. Le të këndojm’ për Mbretërin’,
o njerëz nga çdo skaj!
Le të këndojm’ me gjith’ fuqin’,
t’njoftojm’ lindjen e saj!
Të hijshmet këmb’ sot seç nxitojn’;
një lajm për kombet ka.
Me zell kudo ato njoftojn’,
‘shpëtimi vjen nga Jah’.
2. Për Mbretërin’ këndojm’ me g’zim,
Per’ndin’ me zell lartojm’.
E adhurojm’ me shum’ nderim
dhe emrin ia bekojm’.
Shum’ njerëz idhuj sot nderojn’,
por kot, s’kan’ asnjë vler’.
Nga Jah nuk mund të na largojn’;
t’vërtetën thot’ përher’.
3. Me plot hare le të këndojm’:
‘Ësht’ Jehovai Mbret.’
Nën Birin e tij shum’ gëzojm’,
krijesa brohoret.
K’të tok’ Jah shpejt do të gjykoj’,
dhe me shum’ drejtësi,
të gjith’ besnikët do t’bekoj’,
sot e në përjet’si.