Kënga e fitores
Kënga 171
Kënga e fitores
1. Këndojini Jah, sepse Ai shum’ ësht’ lartësuar.
Kalorës dhe kuaj i ka flakur tej në det.
Fuqi marr gjithnjë nga Jah, shpëtimin veç prej tij ’kam sot,
ndaj Perëndin’ do lartoj un’ gjithmon’.
Faraonin bashk’ megjith’ ushtrin’ që kishte n’fund të detit hodhe ti.
E djathta jote, o Perëndi Jah, qart’ tregoi shum’ fuqi.
2. Gjith’ Izraeli, këndoi për Jah që dha fitoren,
por prap’ sot fitore shohim ne në kohën ton’.
Si Mbret Krishti sot sundon, kjo bot’ do të marr’ shum’ shpejt’ fund,
sa shum’ gëzojm’ që çlirimi ësht’ pran’.
Për Dragoin e lasht’ dhe gjith’ engjëjt e ligj vend në qiell më s’u gjet’.
Ja, drejt fitores rend Qengji i Jah, më err’sir’ në tok’ s’do ket’.
3. Jah, sot lëvdoni. Atij i përket gjithmon’ lavdia,
Mbret’ria e tij, ja, bëhet gati të sulmoj’.
Ngrem’ zërin që ta lëvdojm’. Mir’njohës përjet’ i jemi,
sa lumturi ndiejm’ që sot po jetojm’.
Jehovain dhe Birin e tij, Mesian, gjat’ gjith’ ditës fal’nderojm’.
K’të këng’ fitoreje me mir’njohje veç për ta ne sot këndojm’.