«Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
Kënga 115
«Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
1. Dashuria e vërtet’
jep shum’ forcë në k’të jet’.
Bën nga Jah favor të ket’
kushdo i shërben.
Prej k’saj dashurie Jah
t’vetëmlindurin Bir dha.
Fal’ tij çdo besnik jet’ ka
dhe më pran’ Jah vjen.
Ne që druajm’ Perëndin’
t’vishemi me dashurin’.
T’imitojm’ Jezu, Zot’rin’,
kjo shton lumturin’.
Dhe pse mes’ lig’sis’ jetojm’,
dashuri le të tregojm’.
K’të udh’ të rrall’të kërkojm’
t’imitojm’ Per’ndin’, t’imitojm’ Per’ndin’.
2. Kush ka dashuri të zjarrt’
shfaq vet’ mençurin’ nga Lart’
dhe vler’sim tregon shum’ qart’
për gjith’ v’llazërin’.
Kjo cil’si të jep durim,
në të nuk ka kufizim.
Me të flak tej çdo zem’rim
mban të fort’ miq’sin’.
Afër fundit po jetojm’
ndaj mir’ duhet të kuptojm’,
si gjith’ njer’zve t’ua tregojm’
më tej dashurin’.
Të gjith’ në kongregacion
t’i duam si Jah mëson.
T’imitojm’ Per’ndin’ në fron
për gjith’ përjet’sin’, për gjith’ përjet’sin’.