Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Kjo është Udha»

«Kjo është Udha»

Kënga 42

«Kjo është Udha»

(Isaia 30:20, 21)

1. Të ndjekim një udhë, Per’ndia na fton;

k’të udh’ me durim sot gjithkujt ia mëson.

Përmes një kanali unik na jep drit’,

gjithmon’ jep udh’zime; besimin na rrit.

Veç në k’të udh’ duhet të shkojm’,

t’mos presim, jo, të mos ngurrojm’!

Në veshët tan’ k’të ftes’ dëgjojm’,

ndaj pa vones’, rreth saj të flasim, t’mos pushojm’.

Ësht’ frym’ e Per’ndisë që ne na ndihmon,

ndaj udhën e drejtë të ndjekim gjithmon’.

2. Kjo fjalë pas veshit, sa ngroht’ tingëllon,

k’të udh’ Jehovai, sot qart’ na shpjegon.

Dëgjojm’ me vëmendje; tregojm’ shum’ kujdes,

që udha ku ecim e pastër të mbes’.

Bashk’ me Per’ndin’ vazhdojm’ në drit’,

vet’ mendjen ton’ kjo udh’ e ndrit.

Besim të fort’ ushtrojm’ se paqe do gëzojm’

kur Krishti Mbret të zhduk’ mbret’rit’.

Kurr’ djathtas a majtas ne nuk devijojm’,

kur ndjekim Per’ndinë gjithnjë përparojm’.

3. Ne duam k’të udhë t’ia bëjmë të qart’,

kujtdo që dëgjon sot mesazhin nga lart.

Në tuf’ si pëllumbat që mblidhen n’fole,

vijn’ pran’ Më të Lartit; në të gjejnë streh’.

Sa paqe jep udh’ e Per’ndis’!

Çlirim na sjell prej ligësis’.

Në shtegun e drejt’sis’ në udhët e k’naq’sis’,

Jah na udh’heq drejt përjet’sis’.

Të gjith’ kokat ngrem’ lart dhe syt’ i fiksojm’,

te Mbret’ri e Krishtit ku paqe do g’zojm’.