Lëvdoni Jehovain, Perëndinë tonë!
Kënga 100
Lëvdoni Jehovain, Perëndinë tonë!
1. Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur madh’shtin’ e tij!
Brohorit e me g’zim këndo,
qielli toka ësht’ e tij, gëzo.
E tij ësht’ çdo gjë që ekziston;
e ka bër’ Jah me dashuri.
Ndërkoh’ shum’ mençuri e fuqi
në krijim sheh qart’ çdo njeri.
Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur madh’shtin’ e tij!
2. Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur mir’sin’ e tij!
Fort thërrit! Mir’ kjo bot’ ta dij’!
Gjen shum’ dashamirësi pran’ tij.
Dhe pse të ngjall shum’ frik’ në betej’,
me të butët shfaq butësi.
Ata që e kërkojn’ sot i mbron,
u tregon shum’ dashamir’si.
Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur mir’sin’ e tij!
3. Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur Mbret’rin’ e tij!
Shpall me zell cilësit’ e Jah!
Ta dij’ qielli, toka ç’vlera ka!
Ja erdhi koh’, po, Krishti mbret’ron.
Çdo lëvdim Per’ndis’ i takon.
Ndaj këngën triumfu’se t’këndojm’,
t’përkushtuar ndaj Jah gjithmon’.
Jah lëvdo! Perëndin’ lëvdo!
Bëj të njohur Mbret’rin’ e tij!