Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Libri i Perëndisë​—Një thesar

Libri i Perëndisë​—Një thesar

Kënga 180

Libri i Perëndisë​—Një thesar

(Proverbat 2:1)

1. Sot ka një libër që përmes shum’ flet’ve,

për njer’zit sjell kaq shpres’ dhe lumturi.

Ndriçon të ‘verb’rin’, e ngre kë ‘ka vdekur’,

dhe në gjithçka që thot’ ka mençuri.

Ky libër kaq i çmuar ësht’ vet’ Bibla,

e shkruan dyzet’ burra koh’ më par’.

Të bindur qen’, ndaj Jah i frymëzoi,

çdo flet’ e saj sot ndrin porsi pishtar.

2. Ata përshkruan saktësisht krijimin,

si dhe vet’ universin madhështor,

për një parajsë të përsosur folën

dhe për mëkatin e çiftit njer’zor.

Më tej treguan edhe për një engjëll,

se si sfidoi Perëndin’ Sovran.

Kjo sfid’ çoi në mëkat dhe në shum’ dhembje,

por shpejt Jah do t’fitoj’ mbi çdo tiran.

3. Të gjith’ jetojmë në një koh’ gëzimi,

se lart sundon Mbret’ri e Perëndis’.

Në k’të dit’ Jah po i ofron shpëtimin

kujtdo që sot i bindet Mbretëris’.

Të gjitha k’to i gjejm’ brenda k’tij libri,

ka më shum’ vler’ se ari më i mir’.

Ofron një shpres’ për tej çdo lloj mendimi,

kush e çmon do të jet’ përher’ i lir’.