Luftëtarët e Perëndisë po shkojnë përpara
Kënga 39
Luftëtarët e Perëndisë po shkojnë përpara
1. Sot luftëtarët e Jah
pa frik’ përpara shkojn’.
Fuqit’ e liga mposhtin,
emrin e Jah lartojn’.
Ndon’se dragoi i madh
ushtrin’ e Jah sulmon,
hija e krahut të tij
mbi ta seç vigjilon.
2. E ashpër ësht’ beteja
që bëjm’ me çdo armik,
por kjo ësht’ dita e Jah,
ndaj predikojm’ pa frik’.
Vet’ Krishti rri në krye,
e bën luft’ për drejt’sin’,
së shpejti do t’nis’ sulmin,
do zhduk’ me rrënj’ lig’sin’.
3. Me Jah përpara ecim;
patjetër do t’fitoj’.
Ndaj, derisa t’shfaj’sohet,
çdo i krishter’ t’punoj’.
Fitorja ësht’ e sigurt,
shpërblim pret çdo besnik.
Vet’ Jah ia ka premtuar
prandaj lufton pa frik’.