Martesa, e themeluar nga Perëndia
Kënga 117
Martesa, e themeluar nga Perëndia
1. Martesën themeloi
vet’ Perëndia Jah.
Formon ajo një lidhje
prej saj bekime ka.
Së bashku, burr’ dhe grua,
lidhje të shenjt’ formojn’.
Nëse shërbejn’ së bashku
si çift shum’ do gëzojn’.
2. Një libër ka Per’ndia,
ku udhëzim ka dhën’.
Pozitën që ka burri
në të qart’ e ka thën’.
‘Ta çmosh, ta duash gruan’,
burrin e këshillon.
Shum’ vler’ ka dhe çdo grua
që t’shoqin respekton.
3. Lidhjet të forta bëhen
kur me tre pjesë jan’.
Nëse vet’ Jah përfshihet
më pak probleme kan’.
Ka më gëzim kur japim;
k’të mir’ le ta mësojm’.
Tek i shërbejm’ Per’ndisë
si dhënës të vazhdojm’.