Mbaji sytë nga çmimi!
Kënga 222
Mbaji sytë nga çmimi!
1. Sigurisht të verb’rit do t’shikojn’.
Dhe të shurdhërit do të dëgjojn’.
Shkretëtira do të lulëzoj’;
uji aty do t’gurgulloj’.
Si një dre i çali do t’kërcej’.
Dhe asnjë më vdekja s’do t’rrëmbej’
Të mëdha bekime do të gjesh,
nëse te ky çmim syt’ do t’kesh.
2. Do të flas’ memeci përsëri.
Do të bëhet plaku si i ri.
Toka do të prodhoj’ atëher’,
çdo gjë të mir’ do t’ket’ përher’.
Zërat e fëmijve do t’dëgjojm’.
Paqe ne të gjith’ do të gëzojm’.
Dhe të vdekurit gjall’ do t’vëresh,
nëse te ky çmim syt’ do t’kesh.
3. Kur një qengj dhe ujku bashk’ do t’flen’,
viçat dhe arinjt’ tok do të jen’.
Vetëm një vog’lush do t’i drejtoj’.
Çdo kafsh’ zën e tij do t’dëgjoj’.
Kurr’ më lotët nuk do t’ekzistojn’
dhe lëngatat, frika do t’mbarojn’.
Po, k’to gjëra ti mund të vëresh,
nëse te ky çmim syt’ do t’kesh.