Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mbret i përjetësisë, shenjtëro emrin tënd!

Mbret i përjetësisë, shenjtëro emrin tënd!

Kënga 94

Mbret i përjetësisë, shenjtëro emrin tënd!

(Ezekieli 38:23)

1. O Jah, ti vetëm je Sovran,

në përjet’si, jo, nuk ndryshon.

Që t’shenjtërosh emrin që mban,

durim e dashuri tregon.

Qëllimi yt sa të mahnit,

në çdo gjë shfaq shum’ mençuri.

Shpejt’ do të zhduken gjith’ lig’sit’,

mbi tok’ do t’ket’ veç një Mbret’ri.

2. Krijues je i botës mbar’

dhe nga shum’ koh’ je Perëndi.

Lig’sit’ të shtohen i ke par’,

në stolin ku vë këmbët ti.

Vet’ Birin tënd për ne e dhe,

mbi tokë do të mbretëroj’.

Çdo dit’ shum’ lutje bëjmë ne,

që çdo të lig shpejt’ të shkat’rroj’.

3. Profetët e tu në lasht’si

e shpallën k’të shpëtim nga lart.

Ç’qe thën’, po ndodh me saktësi,

k’to gjëra ne shpjegojm’ sot qart’.

Kjo tokë do të mbes’ përjet’,

e bëre që gjithnjë t’qëndroj’.

Madh’shtin’ që ke, trego, o Mbret,

sill Mbretërin’ që do t’sundoj’.