«Mirëpritni njëri-tjetrin!»
Kënga 155
«Mirëpritni njëri-tjetrin!»
1. Mir’pritni njëri-tjetrin si Jezui qart’ tregoi!
Vdiq dhe për v’llan’ tënd ndaj mir’prite ti k’të po njësoj.
Kështu, të pjekurit të dob’tit me zell t’i ndihmojn’,
që dhe k’ta shpres’ të fort’ të ken’, ndërsa drejt’sin’ kërkojn’.
Se gjërat që profetët shkruan shum’ shekuj më par’,
Sot na ndihmojn’ që të qëndrojm’ të fort’ dhe të pandar’.
Pra, jo gjithnjë te vetja mendjen ne ta përqendrojm’,
por interesat e të tjer’ve së pari t’vler’sojm’.
2. Per’ndia Jah po mbledh ata që luft’ më s’do mësojn’.
Ja, erdhi koha që nën Krishtin paqe të gëzojn’.
Ndaj nga çdo fis, komb edhe gjuh’, çdo lloj ai afron;
të mbajnë ligjin thell’ në zemër, k’të gjë dëshiron.
Për të lëvduar Perëndin’ mir’pritje ne ofrojm’
dhe k’të e bëjmë pa dallim, kështu miq’sin’ zgjerojm’.
Sa privilegj të imitojm’ Per’ndin’ ton’ zemërgjer’;
ngjashëm Krishtit t’kemi dhe ne zemër të till’ përher’!
3. Pra, le t’i nxitim të gjith’ njer’zit Mbretin Jah t’lëvdojn’
e bashk’ me kombin që ka zgjedhur lavde t’i këndojn’.
Në çdo shtëpi dhe në çdo vend t’i shpallim gjer në fund,
madh’shtit’ e t’Lartit që k’të bot’ së shpejti do të shkund.
Ky nder për të lëvduar Jah s’do t’përsëritet kurr’.
K’saj bote kaq të lig’ shpejt s’do t’i mbetet gur mbi gur.
Ndaj le t’i duam v’llez’rit siç i do Per’ndia vet’!
Njëri-tjetrin t’mir’presim, ç’thot’ Ai të bëjm’ në jet’.