Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mos u frikësoni prej tyre!

Mos u frikësoni prej tyre!

Kënga 27

Mos u frikësoni prej tyre!

(Mateu 10:28)

1. Ju që më përkitni mua,

lini lajmin larg të shkoj’.

Nga armiqt’ mos kini frik’.

Çdo i drejt’ le të mësoj’

se hordhitë demonike

flaku posht’ Jezui Mbret

dhe shpejt do të lidh’ vet Djallin,

gjurm’ të ligu s’do të ket’.

(Kori)

2. Ndon’se ka armiq të shumtë

që ju shajn’ dhe kërcënojn’,

që përpiqen me mjeshtri

t’pakujdesshmit të mashtrojn’.

Mos i kini frik’,

luftoni me një zemër plot guxim,

se un’ Jah i mbroj besnikët,

i çliroj nga çdo rrethim.

(Kori)

3. Mos u ndieni të harruar;

jam për ju forc’ dhe mburoj’.

Nëse vdekja ju rrëmben,

prap’ tek un’ do t’ju dor’zoj’.

Mos i kini frik’ armiqtë

që kërc’nojnë pa pushim,

do t’i ruaj un’ besnikët

si dritën e syrit tim.

(KORI)

Mos ki frik’ nga kush vret trupin;

shpirtin nuk mund ta shkat’rroj’.

Deri në fund ti besnik rri,

si një streh’ mbi ty qëndroj.