«Nga shtëpia në shtëpi»
Kënga 32
«Nga shtëpia në shtëpi»
1. Në çdo shtëpi dhe në çdo der’
sot Fjalën e Jah çojm’.
Në çdo qytet dhe në çdo fshat
ne ‘delet’ i ndihmojm’.
Po shpallet në gjith’ tokën mbar’
ky lajm i Mbretëris’.
T’krishter’, pleq e të rinj,
vazhdojn’ në gjurmët e Zot’ris’.
2. Ne nga shtëpia në shtëpi
njoftojm’ do t’ket’ shpëtim
ai që zgjedh emrin e Jah
t’thërrasë me besim.
Por nëse s’di asgjë për Të,
si mundet ta kërkoj’?
Ndaj, te kushdo që dije s’ka
ky emër le të shkoj’.
3. Por s’do të gjejm’ ne në çdo der’
persona që dëgjojn’.
Disa dhe mundet të na shajn’
e s’do të na pranojn’.
Njësoj, dhe n’kohën e Zot’ris’,
s’dëgjuan as at’her’.
Por Krishti tha çdo dele ’tij
pas do ta ndjek’ përher’.
4. Pra, le t’u çojmë njer’zve sot
k’të lajm të Mbretëris’.
Në janë dele, a jan’ dhi
le t’i tregojn’ Per’ndis’.
K’shtu shpallim vet’ emrin e Jah,
si dhe lavdit’ e tij.
Tek predikojm’ ‘delen’ që gjejm’
e ftojm’ pran’ tij të vij’.