Një këngë për Jehovain
Kënga 190
Një këngë për Jehovain
1. Një këngë me gëzim këndojm’,
Per’ndis’ Sovran ne ia kushtojm’.
Falënderime i dërgojm’,
me këngë e lëvdojm’.
I madh ësht’ në dashamir’si,
pran’ tij vijm’ sot me kënaq’si.
Çlirim na dha nga çdo lig’si,
më vetes s’i takojm’.
2. Ç’drit’ të shkëlqyer Jah dërgon,
nga terr’ i botës na çliron.
Kjo drit’ që qart’ sot na ndriçon
me rrezet ngushëllon!
Jah për Mbret’rin’ falënderojm’,
më në padije nuk jetojm’.
Çdo vështir’si ne përballojm’,
ndaj zemra ngazëllon.
3. Me ngrohtësi këndojm’ për Jah,
e adhurojm’ dhe bëjm’ siç tha.
Në emër t’Birit Krisht që dha
bëjm’ lutje plot nderim.
«Per’ndi i dashur, i vërtet’,
të lavdërojmë ty o Mbret.
Për çdo mir’si që na ke bër’,
të shprehim fal’nderim.»