Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përpara, shërbëtorë të Mbretërisë!

Përpara, shërbëtorë të Mbretërisë!

Kënga 43

Përpara, shërbëtorë të Mbretërisë!

(2 Timoteut 4:5)

1. Përpara, të shpallim Mbret’rinë

dhe lajmin kudo ta çojm’!

Me shum’ dashuri dhe kujdes sot,

të butët le t’i ndihmojm’.

Që ky shërbim të lavdërohet

të bëjm’ kujdes për veshjen ton’.

Vërtet ky shërbim ësht’ i çmuar,

me të Jah bekojmë gjithmon’.

(Kori)

2. Shërb’tor i ri, shko ti përpara!

Mendo jetën përgjithmon’!

Harro gjërat që ke braktisur!

Forc’ e Biblës të gjall’ron.

Si lajmëtar rri shum’ i pastër,

i ndryshëm nga kjo bot’ qëndro!

Si një shërbëtor i kushtuar

ti veten nga bota largo!

(Kori)

3. Me mbetjen ne ‘delet e tjera’

vazhdojm’, ecim fuqimisht.

Të vjetër, të rinj, gra dhe burra

t’vërtetën mbajm’ fortësisht.

Shërbimi yn’ ësht’ kaq i shenjtë

dhe meriton nga ne lavdi.

Kush do të vërtetën ka shpresë,

nderon Më të Lartin Per’ndi.

(KORI)

Para le të vemi

Mbretërin’ kudo të predikojm’!

Para le të ecim

Jehovait besnik’ t’i qëndrojm’!