Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Paqja e Perëndisë»

«Paqja e Perëndisë»

Kënga 178

«Paqja e Perëndisë»

(Filipianëve 4:7)

1. Jah paqe na dhuron,

kjo krejt’sisht nga ne largon

hidhërimin dhe shqet’simin;

shpirtin ton’ e qetëson.

Kjo paqe mendjen mbron,

zemrën për te Jah drejton.

Bën t’qëndrojmë dhe t’vazhdojmë

me Mbret’rin’ e tij gjithmon’.

2. Shum’ ankth e shum’ stres sot

ka mbërthyer këtë bot’.

Gjithnjë shtohen e rëndohen,

sjellin dhembje edhe lot.

Por ne të qet’ vazhdojm’,

Perëndin’ nuk e harrojm’.

Përkujdesje dhe mbështetje siguron,

ndaj paqe g’zojm’.

3. Ta bëjmë streh’ Per’ndin’,

jep gjithçka, jep qetësin’.

Besnik’ria, dashuria

që tregon na përtërin.

Ne paqja na freskon,

g’zimin jetës ton’ ia shton.

Tek shërbejmë paqe gjejmë

se ësht’ vet’ Jah që bekon.