Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Rri zgjuar, qëndro i patundur, bëhu i fuqishëm

Rri zgjuar, qëndro i patundur, bëhu i fuqishëm

Kënga 174

Rri zgjuar, qëndro i patundur, bëhu i fuqishëm

(1 Korintasve 16:13)

1. Të fuqishëm, të patundur,

në betejë marrin pjes’

dhe të sigurt për fitoren

rrim’ syçel’, tregojm’ kujdes.

Përreth kampit t’Midianit shkojm’,

nën Jezuin, Gideon i Madh, qëndrojm’.

Dhe ja jepet shenja e sulmit,

këmb’ armiku bëjm’ t’mos mbes’.

2. Mos dremit por ji i kthjellët,

bindu me gatishmëri.

Për të kapur çfar’ thot’ Krishti,

i vëmendshëm gjithnjë rri.

Fal’ modelit që na la mësojm’

si favorin e Jah të fitojm’.

Ja pse sot shërbejm’ të bashkuar

duke shfaqur besnik’ri.

3. Zgjuar rri, ji i duruar,

që të presësh Jah mëso.

Nuk vonon kurr’ dhe çdo çështje

nën kontroll ka, mos harro.

Ngjashëm, si në kohët e lasht’sis’,

do t’na thot’ kur luftën do të nis’.

Ndaj zbato çdo rregull t’betejës,

emrin e Jah k’shtu shfajso.

4. Rri syçel’, qëndro pran’ ‘tufës’,

ndërsa mbrojm’ lajmin e mir’

dhe teokracis’ nënshtroju,

që t’jetosh përher’ i lir’.

Zëri i besnik’ve sot ushton:

‘Shpat’ e Gideonit t’Madh vring’llon!’

Ndaj të rrim’ të fort’ e t’patundur

dhe të mbetemi të d’lir’.